E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, vret këshilltarin: Më ke sharë nënën një vit më parë

Qendra e Shën Kollit

Identifikohet vrasësi i këshilltarit të Komunës Shën Koll të Lezhës. Burime nga kjo komunë bëjnë të ditur se Pëllumb Nika, pasi i ka zënë rrugën viktimës, i ka qëlluar me automatik duke i përmendur një grindje të vjetër. Sipas dëshmitarëve, Nika i është drejtuar viktimës me fjalët Më ke sharë nënën para një viti, po të dërgoj nën dhe atje ku e kam. Ndërkohë,  Nika që është dhe autor i ngjarjes mësohet të ketë udhëtuar drejt fshatit Gajush me një automjet ndërsa policia ende nuk ka bërë të mundur prangosjen e tij. Viktima Gjoni mësohet të jetë këshilltar i komunës për partinë PSV 91.

***

Një 43-vjeçar ka mbetur i vrarë mbrëmjen e sotme me armë zjarri në Shënkoll të Lezhës.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në orët e mbrëmjes ndërkohë që rrethanat pritet të zbardhen nga policia.

Sipas informacioneve të para, viktima është Tonin Gjoni  ndërkohë që krimi ka ndodhur në qendër të fshatit Shën Koll dhe mësohet se ka pasur edhe dëshmitarë që mund të bëjnë identifikimin e autorëve.

Policia po punon për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e shkaqeve të vrasjes.

Lindita Kokaj

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›