Marubi,policia shoqëron rektorin Çashku

Policia e shtetit ka shoqëruar në Komisariatin 4 të kryeqytetit Rektorin e akademisë "Marubi" Kujtim Çashku dhe studentët Eol Çashku, Bashkim Rodomi, Sabir Kanaqi dhe Rojal Delezi. Konflikti i nisur prej disa ditëve mes Akademisë së Filmit dhe Multimedias "Marubi" dhe Alba Fimit për ambjentet e oborrit jashtë kësaj akademie u finalizua sot me heqjen e objeketeve nga ky oborr. Policia e shtetit kishte kërkuar ditë më parë që të hiqeshin nga oborri objektet që sipas Alba Filmit nuk i përkasin kësaj akademie. Televizioni "Ora News" ka transmetuar në një lidhje direkte zhvendosjen e objekteve nga oborri i akademisë nga vetë studentët.