Fier vret bashkeshortin. I hedh vaj te nxehte ne vesh
Një tragjedi e vërtetë brenda familjes ka qenë ajo e ciftit Kasaj në qytetin e Fierit. 60-vjecari Xheladin Kasaj eshte vrare nga bashkeshortja e tij Dallendyshe Kasaj duke i hedhur vaj të nxehtë në vesh. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në lagjen “11 janari”. Sipas të dhënave të para nga policia rezulton se shkak per ngjarjen eshte bere nje konfikt mes dy bashkeshorteve i cili më pas ka gjeneruar ne konfrontim fizik.
Burime spitalore bëjnë të ditur se viktima nuk kishte lendime të tjera fizike, ndersa autorja e krimit 55-vjecarja Kasaj ka pësuar djegie ne te dyja duart, çka përforcon edhe faktin që ajo ka përdorur vajin e nxehtë për të vrarë bashkëshortin e saj.
Viktima vuante prej disa kohesh nga semundje te shkaktuara nga konsumimi i tepert i alkoolit, gjë që së bashku me gjendjen e rënduar ekonomike të familjes, ishin bërë shkak i konflikteve të vazhdueshme mes bashkëshortëve të cilët kanë tre femije.
Marrja në pyetje e autores se krimit, fqinjëve dhe të afërmeve të familjes, pritet të zbardhur tërësisht ngjarjen e rëndë.
Aleksandër Nushi
Azhornuar së fundi ( e enjte , 14 korrik 2011 )