Artizanet ne panair ekspozohen punime dore dhe gatime

Prodhime të punuara me dorë, punë artizanale, por edhe ushqime tradicionale u ekspozuan për të dytin vit rradhazi në Panairin e Produkteve Artizanale në Pogradec. Pjesëmarrës në këtë panair që erdhi falë bashkëpunimit të Shoqatës së Zejtarëve dhe mjeshtrave të fushave të ndryshme, ishin edhe artizanë nga Tirana, Durrësi dhe Shkodra.
“Është edicioni i dytë i panairit rajonal i punimeve artizanale që ne organizojmë në Pogradec. Vitin e kaluar e bëmë vetëm me Pogradeci, ndërsa këtë vit në një rang më të gjerë rajonal me Korçën, Ersekën por dhe miq të ftuar nga të gjitha rreth e tjera nga jugu me qëllim që të shkëmbejnë përvojat e tyre këtu, por edhe këta të shohin traditën që ata kanë në artizanat”-tha Mimoza Shuli, Kryetare e Shoqatës së Artizanëve.
Një kënd i veçantë i panairit ishte ai i kuzhinës, ku servireshin ushqime të gatuara në mënyrë tradicionale. Një pjesë e grave pjesëmarrëse në panair arrijnë të sigurojnë të ardhurat për familjet e tyre nga puna e dorës. Pas panairit të parë të këtij lloji një pjesë e pjesëmarrësve e kthyen në biznes tregtimin e produkteve të tyre.
Jorgjeta Gjançi