E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, vritet Bledar Balliu, dyshohet hakmarrje

Një vrasje tronditi Tiranën mbrëmjen e së mërkurës.

35-vjecari Bledar Balliu u qëllua me armë pranë pallatit ku banonte pranë gjimnazit "Petro Nini Luarasi", ndërsa ndërroi jetë pak minuta më vonë në Spitalin Ushtarak.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:50, ndërsa viktima ishte duke ecur në trotuarin pranë pallatit ku jetonte.

Balliu është qëlluar disa herë me armë zjarri nga një distancë e afërt.

Ai është dërguar me urgjencë për në Spitalin Ushtarak, ku ndërroi jetë pasi nuk mundi tu rezistojë plagëve të marra.

Njoftimi për të shtëna, në një zonë të mbipopulluar ka vënë në alarm policinë e Tiranës.

Forca të shumta policie që rrethuan zonën menjëherë, ndërsa është evidentuar se bëhej fjalë për një atentat.

Policia thotë se është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar vrasjes, një person që është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Ai ka mundur të largohet pa rënë shumë në sy për shkak të natës, por dhe faktit se në ato momente po luhej ndeshja Spanjë-Portugali, dhe në rrugë kishte shumë pak dëshmitarë.

Ndërkaq, ekspertët e policisë kriminale bënë ekspertizën e vendngjarjes për të dokumentuar ngjarjen.

Bledar Balliu, i cili njihej edhe me identitetin Arif Shehu, është një emër i njohur për policinë.

35-vjeçari ka qenë i arrestuar në vitin 2011 si i dyshuar për vrasjen e Aleksandër Koliqit, ngjarje e ndodhur në të njëjtën zonë, pranë shkollës "Petro Nini Luarasi".

Balliu qëndroi disa kohë në burg për vrasjen e Koliqit, por u la i lirë nga gjykata për mungesë provash.

Balliu dhe Koliqi, ishin arrestuar në vitin 2006 me akuzën e pjesëmarrjes në një rrjet të fuqishëm të trafikut të lëndëve narkotike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›