E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier vritet nje grua rreth 50 vjec me thike

Një tjetër grua është masakruar me thikë mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Fierit.
Agnesa Krytha nëna e dy fëmijëve ishte duke hyrë në banesën e saj kohe kur është godtitur me thikë nga persona ende të paidenfikuar.
Gruaja është vrarë me thikë mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Fierit. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30 minuta kur 49 vjeçarja u gjet e plagosur me thikë në pjesë të ndryshme të trupit në hyrje të pallatit të saj ne lagjen “Kryengritja e Fierit”. Të dhënat e para tregojnë se gruaja fillimisht u dërgua në spital në gjendje të rëndë dhe vdiq 1 orë më vonë në spitalin e Fierit. Policia  po punon për kapjen e autorit dhe janë vendosur postblloqe te shumta në akset hyrëse dhe dalëse të qytetit. Rrethanat e ngjarjes ende mbeten të paqarta , nuk dihet kush e gjeti gruan dhe e dërgoi në spital si dhe nëse gjatë kohës që ishte e plagosur gruaja ka mundur ose jo të flasë për të treguar vrasësin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›