SHBA njohin koalicionin sirian

Koalicioni opozitar sirian është tashmë gjithpërfshirës, reflektues dhe mjaftueshëm përfaqësues për SHBA-të, për të ndërmarrë këtë “hap të madh”. Vleresimet vijne nga presidenti amerikan Barak Obama.
“Siç dihet, me njohjen e këtij koalicioni vijnë edhe përgjegjësitë ,Për të qenë të sigurt se ata organizohen në mënyrë efektive, që janë përfaqësues të të gjitha palëve, dhe që angazhohen për një tranzicion politik, i cili respekton të drejtat e grave dhe të minoriteteve”.
Britania, Franca, Turqia dhe shtetet e Gjirit e kanë njohur tashmë koalicionin opozitar të Sirisë.Aktivistët kanë thënë se rreth 40 mijë njerëz kanë ndërruar jetë gjatë më shumë se 18 muajve të fundit, nga lufta kundër presidentit Bashar al-Assad.
Më shumë se gjysmë milioni njerëz i janë shmangur konfliktit në Siri, duke udhëtuar drejt vendeve fqinje, sipas agjencisë së refugjatëve të OKB-së.