E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier zhduken gjurmet e diges 2000 vjecare mbi Gjanice

Një grumbull gurësh mbi lumin Gjanicë janë shenjat e vetme të veprës së parë hidroteknike në vend.
Diga e Krapsit u shkatërrua gradualisht, por nuk po i mbeten as gjurmët.
Ndërtimi i digës mbi Gjanicë shtoi prodhimin bujqësor për vendbanimet e Gurëzezës, margëllivit dhe apollonisë .
Myzeqarët e hershëm prodhonin drithërat , vreshtari dhe ullishta, madje eksportonin.

Specialistët nuk do t’i shtonin asgje, diga mund të shërbente edhe sot.
Po të mos ishte për ndërtimet e realizmit socialist vepra do të ishte në këmbë dhe funksionale.
Gurët masivë të digave 1 dhe 2 janë marrë për të ndërtuar linjën hekurudhore Fier-Ballsh. Pas kësaj edhe banorët e zonës nuk ia lanë gurët në vend.

Ndëtime të këtij lloj sipas studiuesve kanë qënë të rralla në lashtësi. Ato u huazuan nga kultura romake dhe u përshtatën ne vendet përreth. Në myzeqe mendohet të ketë pasur ndërtime dhe bonifikime në shërbim të bujqësisë por diga e krapsit përfaqson veprën më të zhvilluar për kohën.
Kompleksi me dy diga dhe rezervuarin është ndertuar në fillim të shekullit të dytë të erës sonë. Burimet historike thonë se është ndertuar në kohën e dinastise romake të antoninëve .

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›