Krimi i trete ne familje ne 1 jave ne Tirane
Krimi në familje godet për të tretën herë brenda një jave Tiranën. Ersik Gjosha, ka qëlluar me thikë bashkëshorten Anxhela, 17 vjeçe, me të cilën kishte vetëm një vit i martuar.
Grindja kishte nisur në dhomën e çiftit, ku 26-vjeçari kishte tentuar ta mbyste me duar dhe më pas e kishte ndjekur në shtëpi dhe e kishte goditur me thikë.
Ngjarja ndodhi në fshatin Hekal, në jug-lindje të Tiranës pasditen e të dielës. Policia bëri detyrën duke arrestuar autorin, i cili nuk ka tentuar të largohej.
Madje fillimisht ka pretenduar se nuk kishte qenë ai autori dhe se e kishte gjetur bashkëshorten të vrarë.
26-vjeçari kishte disa muaj i kthyer nga Greqia, ku kishte emigruar prej vitesh. Ersiku ka pranuar krimin në polici, ndërsa është mundur ta justifikonte atë me gjendjen e paqëndrueshme psikike.
Të shtunën, në 13 gusht, Genci Çarçani, vrau me thikë bashkëshorten Valbona, ndërsa të hënën në 15 gusht, Ilirjan Cani, vrau me automatik bashkëshorten Alketa, si dhe qëlloi veten, plagë për të cilat po kurorohet në spitalin ushtarak.