Eksperti mjeko-ligjor: Marian Kola vdiq nga një plumb në shpinë

Policia greke ka publikuar informacione që lidhen me operacionin, ku mbeti i vrarë shqiptari i arratisur nga burgu i Trikalas, Marian Kola.
Policia konfirmon zyrtarisht se Marian Kola u qëllua për vdekje mëngjesin e datës 21 korrik 2013, pranë fshatit Vrosina të Sulit dhe u identifikua nga shenjat e gishtërinjve.
Pas autopsisë së kryer sot në spitalin e Janinës nga mjeku ligjor Thodhoros Vujuklakis, i cili konfirmoi rezultatet e ekspertizës së djeshme në vendngjarje, mësohet se plumbi fatal që i mori jetën Marian Kolës, doli nga një armë e policisë EKAM dhe preku organet jetësore. Plumbi ka hyrë në shpinë, ka prekur gjoksin dhe zemrën, duke shkaktuar vdekjen e tij. Po sipas autopsisë, plumbi ka shkaktuar lëndime edhe në veshkën e majtë dhe në shpretkë.
Marian Kolës iu gjet një armë tip Kallashnikov, 2 krëhëra me 40 plumba, një pistoletë Glock me fishekë, dhe një granatë e improvizuar. Pranë tij u gjet edhe telefoni celular, nga i cili policia pret të mësojë kush ishin bashkëpunëtorët e tij në këtë arratisje. Marian Kola mbante edhe një radio, me anë të së cilës me sa duket informohej mbi situatën.
Po sipas njoftimit zyrtar, nga plumbat e shqiptarëve u plagos në këmbë një polic, i cili pas ndërhyrjes kirurgjikale në spitalin e Janinës, është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkaq vazhdon ndjekja për të arratisurin tjetër Ilir Kupa, i cili sipas policisë është i armatosur dhe fshihet në zonën përreth. Përvec objekteve të Marian Kolës, policia gjeti në vendngjarje një jelek antiplumb dhe një cantë me ushqime të gatuara, që mendohet se janë braktisur nga Ilir Kupa.
Krerët e Policisë Greke dhe Ministrisë së Rendit dhanë sot një konferencë për shtyp lidhur me këtë operacion, ku theksuan se që nga 22 marsi, kur shqiptarët u arratisën nga burgu i Trikalas, është zhvilluar në vazhdimësi një operacion i policisë, ku kanë marrë pjesë deri në 750 persona.
Inspektori i Përgjithshëm i Policisë së Greqisë Veriore, Dimitris Tsaknakis tha se dy të arratisurit ranë në pritën e policisë EKAM dhe kur iu bë thirrje që të dorëzoheshin, ata qëlluan me armët e tyre. Policia u kundërpërgjigj dhe vrau Marian Kolën, ndërsa Ilir Kupa arriti të shpëtojë, duke përfituar nga mjegulla.
I pyetur nëse gjatë kohës së operacionit ka patur gabime nga ana e autoriteteve zbatuese të ligjit, si pasojë e të cilave u vra një vajzë 25 vjeçare në Istmia dhe polici 37 vjecar në Distomo, Shefi i Policisë greke, toger Nikos Papajanopulos u përgjigj: "Asnjë koment".
Ministri i Mbrojtjes së qytetarëve Nikos Dendias nga ana e tij, bëri me përgjegjësi sistemin e burgjeve. Ai theksoi se situata në burgje është “shpërthyese” dhe shprehu bindjen se ministri aktual i Drejtësisë do të gjejë zgjidhje për këtë problem.
Hetimet e policisë vazhdojnë pa ndërprerje në zonën malore të Epirit, për të identifikuar Ilir Kupën dhe anembanë Greqisë për arrestimin e pjesës tjetër të arratisurve, të cilët ende nuk janë identifikuar.
(Foto nga policia greke)
(Foto nga epiruspost.gr)
(Balkanweb)