Prokuroria e Tiranes kerkoi burgim te perjetshem per Viktor Gushin
Prokuroria e Tiranës kërkoi nga togat e zeza dënimin me burgim të përjetshëm për grabitësin e bankave, të pandehurin Viktor Gushi.
Në seancën e 22-t gjyqësore, prokurorja Lindita Ziguri, lexoj konkluzionet përfundimtare duke kërkuar nga Gjykata e Shkallës së Parë, të shpall fajtor të pandehurin për dy vrasje, 3 plagosje dhe 16 grabitje me armë.
I pandehuri, nga brenda kafazit të hekurt të sallës së gjyqit e priti me qetësi fjalën e fundit të organit të akuzës, duke mos reaguar për masën e dënimit capital të kërkuar nga prokurorja.
Sipas akuzës, Gushi jetonte i vetëm dhe të gjitha parat e grabitura në banka apo pikat e vendpagesave të faturave të ujit e dritave, i harxhonte në kazino ose pika të basteve sportive të 16 grabitjet, sipas prokurorisë, i pandehuri i ka kryer me dy pistoleta të ndryshme, me të cilat dhe ka vrarë arkëtaren Leonora Kaloçi dhe argjendarin Rrapo Sinanaj.
I pandehuri, në seancën e kaluar, lexoj një deklarat para togave të zeza, ku i kërkonte ndjesë publike familjarëve të të vrarëve, duke shprehur pendesë të thellë për krimet e kryera. Avokatja i kërkoi Gjykatës kohë për të pregaditur mbrojtjen. Togat e zeza caktuan muajin shtator, si kohën kur mbrojtja do të thotë fjalën e saj dhe më pas të jepet vendimi.