Fier, zjarr i madh në kodrat e Krastit

Një vatër e madhe zjarri është shfaqur ditën e sotme në rrethin e Fierit. Flakët e zjarrit kanë përfshirë kodrat e Krastit dhe deri më tani mësohet se janë djegur 5 ha ullishte.
Menjëherë forcat e zjarrëfikseve kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit, por kanë hasur vështirësi për shkak të terrenit jo të favorshëm. Kohët e fundit në vendin tonë ka pasur zjarre të shumta, pjesa më e madhe e të cilave ka prekur kullotat.