E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtohen pranimet në universitetet publike

Ndërkohë, edhe këtë vit do të ketë një rritje të lehtë të numrit të pranimeve në universitetet publike, ku duket se do të përfitojnë më shumë kategoritë e diskriminuara si të përndjekurit politik, personat me aftësi të kufizuar si dhe romët.

Kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së qeverisë informoi se këtë vit në sektorin publik dhe privat ulen në bankat e shkollave të larta dhe te universiteteve te vendit me kohë të plotë dhe të pjesshme rreth 37 mijë shqiptarë. Kryeministri e vlerësoi këtë si një arritje të madhe, si dëshmi e funksionimit dhe konkretizimit të platformës për arsimin. “Këtë vit janë mbi 70 % e atyre që mbarojnë shkollat  e mesme që ulen në bankat  e universiteteve. Ruajtja  e këtij treguesi ka një rëndësi të jashtëzakonshme për rritjen e nivelit edukativ dhe arsimor të shoqërisë dhe kombit në tërësi.” u shpreh Berisha.

 Kryeministri theksoi rëndësinë e arsimit profesional për të rinjtë shqiptarë, duke ftuar qytetarët që në interesin më të mirë të punësimit të së ardhmes së shkollimit të fëmijëve të tyre, të konsiderojnë në mënyrën më serioze shkollimin në shkolla profesionale të fëmije të tyre.   Kryeministri ftoi gjithashtu publik dhe privat të arsimit që të shumëfishojnë përpjekjet për përshtatjen me kërkesat e tregut, duke investuar me përparësi në arsimin profesional./S.Ll/Start/

                                                                                             2011-08-31 15:17
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›