Thaçi: Janë konfiskuar armë dhe dokumente të rëndësishme në Veri

Kryeministri Hashim Thaçi ka folur për aksionet e EULEX dhe KFOR në Veri të Kosovës, ku ka deklaruar se janë konfiskuar dokumente të rëndësishme, por dhe armë të ndryshme që janë përdorur në veprimet e strukturave kriminale. Në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës, kryeministri Thaçi ka njoftuar deputetët për aksionin policor që forcat e ndjekjes kanë zhvilluar sot në veri.
“Organet e drejtësisë, kanë përgatitur edhe një numër të kallëzimeve penale kundër një numër personash që kanë cënuar sovranitetin e Kosovës prej 12 vitesh”, u shpreh ai.
Kryeministri Thaçi, po ashtu ka akuzuar përsëri Beogradin zyrtar se qëndron prapa strukturave kriminale në veri të vendit. Ai tha se sipas të dhënave të institucioneve të rendit të Republikës së Kosovës, rezulton se këto strukturat kriminale po shndërrohen në struktura paramilitare.
“Ditët e këtyre strukturave janë të numëruara, ndërsa i bëri apel Beogradit të mos strehoje vrasësit e policit të Kosovës dhe të respektojë fletë arrestet ndërkombëtare”, ka theksuar kryeministri i Kosovës.