E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidhet sërish treni i mallrave në Shkodër

Policia e Shkodrës arrestoi dy persona për ngjarjen dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Të rinjtë kanë bllokuar lëvizjen e trenit në fshatin Golem dhe më pas kanë marrë sasinë e skrapit nga njëri prej vagonëve. Policia arrestoi në flagrancë shtetasit Pepë Ndërvataj, 19-vjeç dhe M. L, 15-vjeç. Këta shtetas dje rreth orës 19.30, në fshatin Golem, u kapën në flagrancë, pasi kanë bllokuar lëvizjen e trenit të mallrave, duke vjedhur 3 ton materiale skrap, në vagonat e trenit.

Gjithashtu nga struktuarat për hetimin dhe parandalimin e krimeve, po punohet për identifikimin dhe kapjen e të tjerë shtetasve, të cilët dyshohet të jenë bashkëpunëtor të kësaj ngjarje. Sa më sipër u kryen të gjitha veprimet e duhura proceduriale e hetimore dhe materialet në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur iu kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-08-31 11:44
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›