E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia shpërndan kuvendet e komunave serbe në veri

PRISHTINE- Qeveria e Serbisë ka shpërndarë kuvendet paralele të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës. Në një njoftim të qeverisë serbe thuhet se në këto komuna janë emëruar kryetarë dhe anëtarë të organeve të përkohshme. Qeveria e Serbisë, po ashtu ka formuar një ekip menaxhues për krijimin e asociacionit të komunave serbe në Kosovë.

Nënkryetari i bashkësisë së komunave dhe i vendbanimeve serbe, Marko Jakshiç, në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë tha se shpërndarja e katër komunave serbe në veri të Kosovës, paraqet një akt të vërtetë dhune mbi serbët e Kosovës. 

Nga ana tjetër, kandidati për kryetar të komunës veriore të Mitrovicës, Oliver Ivanoviç, theksoi se një vendimi i tillë pritej, pasi udhëheqësit e deritanishëm dhe këshilltarët komunalë kanë kundërshtuar pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të planifikuara të mbahen në fillim të nëntorit. Serbët e veriut, megjithatë janë shprehur kundër pjesëmarrjes në zgjedhjet lokale të Kosovës, të cilat priten të mbahen më 3 nëntor. 
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›