Fieri çel studimet për infermierinë
11/01/2009 Studimet par-time
Fieri këtë vit do të ketë studime me kohë të pjesshme në degën e infermierisë. Viti 2009 starton me një degë të universitetit të mbetur deri tani në kuadrin e një premtimi. Këtë deklaratë e ka bërë kreu i Bashkisë së Fierit Baftjar Zeqaj, i cili ka thënë se studimet me kohë të pjesshme do të nisin edhe në Fier dhe si degë e parë do të jetë ajo e infermierisë. Kreu i Bashkisë së bashku me prefektin Qarkut dhe kryetarin e këshillit kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi dhe tani pritet të nisin studimet mbështetur në universitetin e Vlorës. Konkretisht, në bazë të regjistrimeve të bëra në qytetin e Vorës për sistemin part- time në degën e infermierisë, do të nisin studimet edhe në Fier. Zeqaj u shpreh se, edhe pse ende nuk ka një infrastrukturë të gatshme, sërish ky vit do të jetë finalizues i premtimit disa vjeçar. "Jemi duke negociuar me rektorin e universitetit të Vlorës, kemi bërë takime edhe me prefektin e Qarkut të Fierit, është nënshkruar edhe një marrëveshje që të gjithë faktorët lokalë bien dakord për të hapur një degë të universitetit të Vlorës edhe në qytetin tonë.
Universiteti i Vlorës do të nis studimet me kohë të pjesshme në degën e infermierisë këto ditë dhe ne shpresojmë që kjo degë të hapet dhe në qytetin tonë”, - ka thënë Zeqaj. Lidhur me këtë nismë është dërguar shkresa përkatëse për miratim në Kryeministri, ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale si dhe Ministrisë së Arsimit, nga të cilat pritet dhe një përgjigje përfundimtare. “Do të nisim me vështirësi ndoshta, por gjithsesi ky është një hap deri në zgjerimin e çeljen e më shumë degëve vitet e tjera. Është menduar që në planin rregullues të jenë në dispozicion godina pranë shkollës “Rakip Kryeziu”, por mbetet dhe varianti i vënies në dispozicion të godinës së ish-fabrikës së duhanit, që sot është qendër trajnimesh ose në shkollën industriale”, - ka përfunduar kryebashkiaku.
A. Damini