Kontrolli gjen të papërgatitur Burgun 313-të, kapen 10 celularë në qeli
11/01/2009 Aparatet verifikohen në Drejtorinë e Burgjeve
Burgu 313-të, atje ku aktualisht janë të strehuar të paraburgosurit e arrestuar për kryerjen e krimeve të rënda, i nënshtrohet një kontrolli të rastësishëm. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve planifikon kontrollin pa asnjë lajmërim. Në orët e para të mëngjesit të gjitha qelitë e të paraburgosurve janë kontrolluar për mbajtjen e sendeve të ndaluara. Sipas burimeve nga brenda Burgut 313-të, bëhet e ditur se në qelitë e personave të paraburgosur janë gjetur 10 celularë të tipave të ndryshëm. Burimet theksojnë se të paraburgosurit janë kapur në befasi. Pasi në disa raste, kur ata lajmërohen se do të behët kontroll, i fshehin celularët. Kontrolli ka qenë tepër i shpejtë dhe i drejtuar nga vetë drejtori i Policisë së Burgjeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Të gjithë celularët e kapur më pas janë dërguar në drejtori, ku mbahen për verifikime të mëtejshme. Bëhet e ditur se një pjesë e celularëve të gjetur kanë qenë të fshehur në kapakët e banjave dhe një pjesë nëpër teshat e të paraburgosurve. Për të gjitha sendet e ndaluara të gjetura në Burgun 313-të bëhet raport kontrolli. Më pas bëhet analiza për të zbuluar burimin e futjes së këtyre celularëve. Ndërkohë asnjë reagim nuk ka ardhur nga drejtuesit e burgut, të cilët e kanë të përcaktuar në rregullore se futja e celularëve në paraburgim është e ndaluar.
A. Çuka