Klosi: Procesi në mungesë të plotë transparence
11/01/2009 Kartat e identitetit
Partia Socialiste shigjetoi sërish qeverinë “Berisha” sa i takon procesit për pajisjen e shqiptarëve me kartat e identitetit. Sekretari organizativ i kësaj partie Blendi Klosi e cilësoi si jotransparent një proces të tillë. Sipas deputetit socialist Klosi, vendimi i datës 7 janar është ende nëpër tavolinat e zyrtarëve, por jo në dijeni të qytetarëve. “Sot, kur ngelen vetëm dy ditë nga fillimi i procesit, nuk ka as edhe një shqiptar të vetëm, përfshi dhe qeveritarët konfuzë, që të jenë të qartë ku do të aplikojnë, sipas cilit kalendar duhet të aplikojnë dhe kur do të pajisen me letërnjoftimin”, - vlerësoi Klosi lidhur me këtë çështje. Ndërkohë socialisti Klosi vuri në dukje gjithashtu dhe një tjetër element që ndikon negativisht në këtë proces. Sipas tij, regjistri aktual është i mbushur me gabime dhe dublime të shtetasve në të. Njëkohësisht ai ftoi qeverinë që të ulet të negociojë me kompaninë që po zbaton koncesionin, për të gjetur mundësitë dhe rrugët që për të gjithë personat e grupeve që nuk kanë mundësi të paguajnë kostot e pajisjes me kartë. Madje, për të argumentuar një kërkesë të tillë Klosi solli në vëmendje disa kategori të shoqërisë. “Dy familjarë madhorë, që marrin ndihmë ekonomike, do t’u duhet të paguajnë 80 % të këstit mujor për të marrë kartat e identitetit dhe janë 90 mijë familje të tilla në Shqipëri. Pensionistit të fshatit do t’i duhet të paguajë 1/5 e këstit mujor të pensionit për të marrë kartën e identitetit. Dhe janë 150 mijë pensionistë të tillë”, - tha ai.