E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Fieri, mund te ndryshoje rezultatin"

Ekziston mundesia qe kutite aq te debatueshme te qarkut te Fierit te mund te numerohen, madje te ndryshojne edhe rezultatin per kete zone. Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Arben Ristani, pohoi dje ne emisionin "Opinion" ne TV Klan, se kutite mund edhe te hapen nese Partia Socialiste e ankimon dhe KQZ pranon numerimin e tyre. "Ndryshimi mund te vije vetem nepermjet ankimimit. Ne nuk vendosem te mos ti numerojme kutite. Thjesht vendosem te miratojme tabelen permbledhese te Komisioneve Zonale te Administrates Zgjedhore. Eshte e mundur hapja e kutive te votimit dhe numerimi, por gjithnje nese ankimohet nga partite", sqaroi Ristani. Nga marrja e vendimit nga KQZ diten e djeshme, partite politike te interesuara kane te drejte 3 dite per te bere ankese dhe te kene mundesine e hapjes se kutive. Ne kulmin e debatit per qarkun e Fierit, Ristani pohoi gjithashtu se nga numerimi i mundshem i kutive te votimit, mund te ndryshoje rezultati per kete qark ne ndarjen e mandateve te deputeteve. "Ka mundesi te ndryshoje raporti i ndarjes se mandateve ne kete zone nga numerimi", pohoi Ristani. Sipas tij, situata e ketij qarku nuk eshte aspak e ngjashme me qarqet e tjera si Lezha, kjo sepse ne keto zona nuk kishte fare vendim te Komisioneve Zonale te Administrates Zgjedhore. "Une jam i bindur ne proceduren qe ndoqem edhe pse pati debate te medha. Ne ne baze verifikimeve ndertojme tabelen per qarkun. Ne rastin konkret ka nje vendimmarrje te KZAZ-se qe vendosi ta miratoje tabelen permbledhese pa futur ne numerim disa kuti", u shpreh kreu i KQZ-se. Ne 4 KZAZ-te e pa numeruara ne kete qark, epersi ne 3 prej tyre ka Partia Demokratike dhe ne 1 ka Partia Socialiste. Duke qene si nje nga ceshtjet me te nxehta dhe Ristani eshte vene se fundmi ne epiqendren e akuzave te socialisteve, ai mohoi te gjithe akuzat se po tenton te vjedhe nje mandat per PS-ne ne Fier. "Nuk mund te flitet keshtu. Kodin Zgjedhor e miratuan vete partite politike dhe ato e dine fare mire proceduren qe ndiqet ne te tilla raste si qarku i Fierit", u shpreh Ristani. Kreu i KQZ-se, pavaresisht debateve te shumta te ndezura se fundmi ne komision mes anetareve, u shpreh se procesi zgjedhor ishte me i miri i zhvilluar deri me sot. Ai shpjegoi ne detaje edhe teknologjine e re te perdorur per keto zgjedhje qofte ne monitorimin e komisionereve dhe procesit te numerimit te votave, ashtu edhe ne akumulimin e materialeve zgjedhore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›