E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lamtumire Michael Jackson!

Ceremonia e varrimit te mbretit te pop-it, Michael Jackson, u shnderrua dje ne pelegrinazh te vertete. Per pjesemarrjen ne stadiumin e Yankee, pati me shume se 1 milion e gjysme kerkesa

Te pakten 1 milione fansa rrethuan dje stadiumin ku u zhvillua ceremonia mortore e Mbretit me te madh qe muzika boterore ka njohur ndonjehere, Michael Jackson.

Miq, yje te muzikes, fansa etj., u mblodhen ne Staples Center rreth ores 10:30 te paradites, me oren e Amerikes, per t’i dhene lamtumiren e fundit yllit te pop-it, Michael Jackson. Ne varrezen Forest Lawn ne Hollywood, mberriten paraprakisht familjaret e te ndjerit, si dhe nje autokolone e gjate me limuzina e automjete te tjera luksoze. Ndersa ne nderim te tij, shume yje te tjere te muzikes boterore, si Steve Wonder, Mariah Carey, Usher, Lionel Richie, Kobe Bryant, Jennifer Hudson, Justin Timberlake etj., mbajten nje koncert plot 90 minuta te gjate. Ceremonia qe zgjati te pakten 90 minuta, u transmetua live dhe u ndoq po live, ne te gjithe rruzullin tokesor, nga miliona fansa te Michael Jackson, si dhe shume admirues te tij, qe ndjene keqardhje pafund per ndarjen e tij nga jeta, ndersa ishin planifikuar disa koncerte ne Angli. Mund te thuhet me plot gojen se Jacko eshte nder te paret afro-amerikan qe theu tabute raciale. Te pranishem ne stadium, ishin plot 17.500 persona, ndersa shume here me teper se kaq, ndodheshin jashte ambienteve te stadiumit, per shkak se nuk munden te siguronin biletat e nevojshme. Edhe me heret, policia e Los Angelos, kishte njoftuar se nese do te kishte tentativa nga fansat per t’u futur pa bileta ne stadium, ndaj tyre do te merreshin masa, deri ne arrestim. Ne fakt, sipas organizatoreve te ceremonise, te cilet shperndane biletat me short ne menyre virtuale, kerkesat arriten deri ne 1 milione e gjysme persona ane e mbane globit. Kengetari, ikone e muzikes boterore, do te prehet ne nje arkivol 25 mije dollaresh, te lare ne ar. Ne te vertete, per mediat dhe kryesisht televizionet, funerali i Michael Jackson ishte nje eveniment qe terhoqi me shume shikues sesa kurre me pare. ABC. CBS, NBC ishin networket qe transmetuan kete ngjarje te trishte per te gjithe boten. Ndoshta hera e fundit qe bota ka pare nje ceremoni funebre te permasave te tilla, ishte kur vdiq princesha Diana ne vitin 1997.

Yjet e botes mblidhen per te nderuar Mbretin e pop-it

Ylli i muzikes pop, Madona, parapriu nderimet per Jacko, permes nje koncerti pikerisht ne stadiumin “O2 Arena”, ku i ndjeri do te mbante koncertin e tij keto dite. Ne 13 korrik, Michael Jackson do te niste nje seri prej 50 koncertesh, ne disa shtete te caktuara te botes. Ne skene ishte vendosur nje fotografi e kengetarit te paharrueshem, e teksa Madona interpretonte kengen e njohur “Holiday”, nje kercimtar i veshur me xhakete te zeze lekure, bluze te bardhe, doreza dhe corape te bardha, kercente duke imituar levizjet karakteristike dhe gati-gati te paarritshme te Jackson. Nderkaq, tabloidet e ndryshme te botes deklaruan me heret se ylli i muzikes pop, i cili tashme ka nderruar jete, do te paraqitet ne skenen e koncertit te planifikuar, me figuren e tij te ndertuar nga hologrami. Familja e Micheal Jackson mesohet te kete planifikuar turne, ku do te behet perkujtimi i jetes se tij prej ylli per mbi 40 vjet. Ne turne do te paraqiten edhe vellezerit e tij nga grupi “Jackson 5”, si dhe yje te tjere nga skena e muzikes boterore, te cilet do te deshironin te ishin pjese e projektit lamtumires i cili behet per nder te mbretit te popit. “Familja deshiron qe per here te fundit te shohe Michael ne skene, njesoj si publiku. Ata deshirojne t’i mbledhin te gjithe yjet dhe se bashku me gjithe bendin nen performancen e hologramit te Michael Jackson”, ka thene me heret nje burim.

Fansat: Nje njeri i rralle, por nje jete tragjike

Pothuajse gjysma e te pranishmeve, te pyetur nga mediat rrefyen se, ne kujtesen e tyre Michael Jackson do te mbetet nje njeri me talent te rralle, por nje jete tragjike. Ata thane se 50-vjecari i ndare nga jeta ne 25 qershor nga nje atak ne zemer, ishte armiku me i keq i vetvetes. Problemet qe e trazuan qenien e tij ne mase te madhe, buronin nga vete Michael, ndersa femijeria aspak e lumtur ishte mesa duket pengu me i madh i kengetarit, nga ku buronte e gjithe fatkeqesia e tij. Nje pjese e te intervistuarve u shprehen te bindur se emri i Michael Jackson do te kujtohet per shekuj me radhe, e madje disa guxuan edhe ta krahasonin trashegimine e tij me ate te Moxartit dhe Bethovenit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›