"Dino më hidhte vaj në trup e më kapte me pinca"
Dëshmia tronditëse është dhënë në Gjykatën e Tiranës, në procesin penal ndaj dy anglezëve, Dino Christodulos dhe Robin Arnold, nga 8-vjeçari F.H, një nga fëmijët në qendrën "Fëmijët e tij", që administrohej nga David Braun
TIRANE-"Dino me kapte me pinca tek… Me hidhte vaj të nxehtë në trup dhe më rrihte". Dëshmia tronditëse është dhënë dje në Gjykatën e Tiranës, në procesin penal ndaj dy anglezëve, Dino Christodulos dhe Robin Arnold, nga 8-vjeçari F.H, një nga fëmijët e strehuar në qendrën "Fëmijët e tij", që administrohej nga David Braun. Përmes video-konferencës, i mituri ka treguar me lot në sy tmerrin që ka përjetuar në këtë qendër deri ditën kur policia i vuri kyçin, pasi zbuloi skandalin seksual. Dëshmia e të miturit ka zgjatur jo pak dhe ai i tregoi me detaje trupit gjykues se çfarë ndodhte brenda katër mureve të qendrës, ku dy miqtë e Braun i keqtrajtonin dhe abuzonin seksualisht. 8-vjeçari ka drejtuar gishtin mbi Dino Christodulos, si personin që e ka dhunuar gjatë kohës që ka qëndruar në këtë qendër, duke e rrahur dhe djegur në trup me vaj. Më parë, në gjykatë kishte dëshmuar motra e të miturit F.H, e cila ishte shprehur se i pandehuri Dino kryente veprime të turpshme me fëmijët, i rrihte dhe flinte në një krevat me ta, duke i detyruar të bënin çfarë donte ai. Por, nuk e kishte parë asnjëherë të kryente veprime të tilla ndaj vëllait të saj, atëherë vetëm 4 vjeç. Dino Christodulos dhe Robin Arnold akuzohen për kryerje të marrëdhënieve seksuale dhe homoseksuale me fëmijët e qendrës "Fëmijët e tij". Dy miqtë e David Braun, tashmë i dënuar me 20 vjet për abuzime seksuale, u arrestuan në Angli dhe u ekstraduan drejt Shqipërisë për t'u përballur me Drejtësinë për krimet e kryera.
(d.b/GSH/BalkanWeb)