E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banorët e 3 fshatrave, protestë për rrugën e ujin

Bllokimi i rrugës ka shkaktuar pakënaqësi dhe revoltë tek drejtuesit e mjeteve, që kanë mbetur në radhë deri në orët e pasdites. Tubimi ka marrë shkas nga tre probleme që shqetësojnë banorët e zonës 

VLORË - Banorë të tre fshatrave në rrethin e Vlorës dje u hodhën në protestë duke bllokuar rrugën si dhe punimet që po kryhen në autostradën Levan-Vlorë, për disa orë. Rreth 70 vetë nga fshatrat: Bestrovë, Bestrovë e Sipërme dhe Kërkovë, janë grumbulluar në ora 7:30. Ata kanë prerë një plep dhe e kanë vënë në mes të rrugës që lidh këto fshatra me qytetin e Vlorës. Bllokimi i rrugës ka shkaktuar pakënaqësi dhe revoltë tek drejtuesit e mjeteve, që kanë mbetur në radhë deri në orët e pasdites. Tubimi ka marrë shkas nga tre probleme që shqetësojnë banorët e zonës. Ata kërkojnë që të zgjidhet problemi i dëmtimit të rrugës nga mjetet e rënda të firmës ndërtuese të autostradës si dhe i ndotjes. Gjithashtu, banorët kërkojnë kompensim nga shteti për tokat e tyre, që janë cenuar nga baza ushtarake e Bunavisë. Kërkesa e tretë e protestuesve të tre fshatrave lidhet me furnizimin me ujë të pijshëm. Sipas tyre, që prej 20 vitesh është problem mungesa e ujit të pijshëm. Banorët kër-cënojnë me grevë urie nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.

(d.b/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›