Fier, vrane inxhinierin, e plagosen te birin, kapen 2 vrasesit
FIER- Policia e Fierit ka zbardhur vrasjen e ndodhur dy ditë më parë në qytetin e Fierit, nderkohe qe ka identifikuar dhe prangosur autorët e saj.
"Shërbimet e Hetimit të Krimit të Drejtorisë së Policisë Qarkut Fier, pas dy ditë hetimesh intensive dhe pas një pune të mirëorganizuar, në bashkëpunim të ngushtë dhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, bënë të mundur zbardhjen e vrasjes së shtetasit Koli Veshi dhe plagosjes së djalit të tij Eni Veshi, ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së datës 31 gusht 2011 ne nje rrugice prane pallatit te viktimes", thanë burimet policore.
Sipas policisë, autorët e krimit janë 22 vjecari Juljan Imeraj dhe 18 vjecari Elio Imeraj. Policia ka mundur të gjejë dhe sekuestrojë në cilësinë e provës materiale armën e krimit.
Nga hetimet rezultoi se dy autorët e sipërpërmëndur në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vrarë për motive hakmarrje me armë zjarri pistoletë Koli Veshi, 62 vjec dhe plagosur djalin e tij, Eni Veshi, 21 vjec, i cili pas ndihmës mjeksore është jashtë rrezikut për jetën.
Vrasja
62-vjeçari u ekzekutua mbrëmjen e së mërkurës me plumb në gojë, në tentativë për të mbrojtur djalin e tij 21-vjeçar. Mësohet se gjithçka ndodhi pas një sherri banal mes të riut me autorët e krimit.
Sipas hetuesve të çështjes, inxhinieri i njohur në fushën e naftës, Koli Veshi u qëllua për vdekje në sheshin para pallatit të naftëtarëve (në lagjen "8 Shkurti"), ku banonte së bashku me familjen e tij). Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe marrjes në pyetje të dëshmitarëve ka rezultuar se viktima u qëllua me pistoletë me silenciator. Burimet e mësipërme sqarojnë se rreth orës 21:45, inxhinieri 62-vjeçar ishte para dyqanit të vet me fqinjë të tij dhe me një nga punonjësit duke biseduar e pirë cigare. Ndërkohë që djali i tij 21-vjeçar, Eni Veshi ishte duke u kthyer nga qendra e qytetit, ku kishte qëndruar në shoqërinë e disa shokëve të tij. Në atë moment, kryefamiljari ka vënë re një person që ka dalë nga një pallat në ndërtim e sipër dhe i është afruar të birit. Mesa duket, Koli Veshi ka parandjerë rrezikun që i kanosej të birit dhe ka shpejtuar drejt tij. Ndërkaq, vrasësi ka qëlluar me pistoletë në drejtim të 21-vjeçarit (ky ishte objektivi), por plumbi ka marrë në gojë babain e tij që i ka dalë para për ta mbrojtur. Ngjarja nuk ka marrë fund me kaq, pasi atentatori ka qëlluar edhe njëherë tjetër dhe drejt djalit të viktimës, duke e plagosur me një plumb në pjesën e legenit. Për pasojë, i riu është plagosur rëndë dhe menjëherë është dërguar në spitalin rajonal të Fierit, ku dhe i është dhënë ndihma e parë mjekësore.
Burime konfidenciale nga policia e Fierit pohojnë se rreth një vit më parë, 25-vjeçari Eni Veshi kishte tentuar të qëllonte dy të rinj pas një konflikti për një celular. Gjithashtu, mësohet se para pak kohësh, djali i viktimës ishte konfliktuar me një person për një gërvishtje makine. Hetimet e kryera për këto konflikte bënë që policia të bjerë në gjurmët e ekzekutorit.
(d.b/BalkanWeb)