E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet një shtetas nga Austria

Zyrtarisht policia sqaroi se u ekstradua shtetasi Ergys Tasim Gjioveshaj, 27-vjeç, lindur në Vlorë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale të vrasjes me paramendim dhe armëmbajtjes pa leje.

Ky shtetas është ekstraduar nga Austria pasi Gjykata e rrethit gjyqësor Vlorë me vendim të datës 31 tetor 2001, e ka deklaruar fajtor dhe e ka dënuar me 12 vjet burg për kryerjen e veprave penale “vrasje me paramendim” dhe “mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

Shtetasi Ergys Gjioveshaj është arrestuar me qëllim ekstradimi me datë 17 qershor 2011 në Vjenë, Austri, si rezultat i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tirana me Interpol Vjenën. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-02 17:06
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›