E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet në Morin një kosovar i kërkuar në Spanjë

Afrim Gashi, 34-vjeç, banues në Prishtinë, u ndalua pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti nga autoritetet e drejtësisë spanjolle.

Kapja e tij është bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare në orën 06.50’ gjatë kryerjes së procedurave në hyrje të këtij shtetasi, i cili udhëtonte me autoveturë nga Kosova në drejtim të Tiranës.

Gjatë kontrollit në sistemin e Interpolit ky shtetas ka rezultuar i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Për këtë është bërë dhe verifikimi përkatës përmes Zyrës Qendrore Kombëtare Interpol Tirana. Ndaj shtetasit Afrim Gashi është marrë masa e arrestit, me qëllim ekstradimi drejt Spanjës. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-02 17:16
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›