Torino, tenton ta vrasë me makinë, plumb në kokë të riut shqiptar
TORINO -Një tentativë e pastër ekzelutimi ndaj një të riu shqiptar ka ndodhur në Itali në Oulx, një qytet i vogël në Luginën e Sipërme, Susa.
Një 23 vjecar shqiptar i identifikuar si Silver Cerriku ishte viktimë e një prite ndërsa tani është ne spital duke luftuar mes jetës dhe vdekjes.
I riu si cdo ditë po nisej për në punë në Torino, ku punonte prej një viti si kopshtar.
Pak para se të mbërrinte në punë, pranë një supermarketi me parking shumë të madh një automjet i është afruar dhe e ka përplasur duke e hedhur të riun mbi parmakët anësore të rrugës. Shqiptari përfundon me këmbën e majtë të thyer, por horrori me të nuk përfundon këtu. Agresori pasi e ka tërhequr pas fidanëve të kopshtit e ka qëlluar me pistoletë në kokë, dhe një plumb i ka përshkruar tej për tej kokën 23 vjecarit, gjë që i ka shkaktuar shumë humbje gjaku.
Pas kësaj, agresori niset me shpejtësi me makinë dhe largohet nga vendi i krimit, duke kujtuar se e la të vdekur të riun.
Disa shoferë e shohin trupin e të riut dhe njoftojnë menjëherë 118, emergjencën. Cerriku është dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje kome. Situata paraqitet shumë kritike, pohojnë agjencite e lajmeve italiane. Fjala e fundit për djalin e ri nga Shqipëria mund të thuhet vetëm pas 72 orësh.
Hetuesit kanë nisur hetimet për ngjarjen dhe dyshimet e para bien mbi larje hesapesh mes të rinjve. Gjithseis ndihmë thuhet se do jenë dhe kamerat e vendosura jashtë supermarketit.
Ngjarja ka shokuar banorë të zonës, që pohojnë se nuk kanë parë krim të tillë prej vitesh në zonë.
(d.b/BalkanWeb)