E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fieth: Në 2012 marrëdhëniet Serbi-Kosovë do normalizohen

PRISHTINE-Gjatë vitit 2012 mund të normalizohen raportet e Kosovës me Serbinë, deklaron plot shpresë shefi i ICO-së, Pieter Feith.
“Përse e them këtë? Në Serbi do të mbahen zgjedhje të rëndësishme, mirëpo ka edhe momente të tjera të rëndësishme. Është aplikimi i Serbisë për statusin e kandidatit”, ka thënë Feith në një intervistë për “Kosova Sot”.

“Shpresoj se Kosova do të mund së shpejti t’i bashkohet Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, dhe se do të ketë njohje të reja, mirëpo që mbi të gjitha të zgjidhet çështja e veriut”.

Kur është fjala tek Veriu i Kosovës, Feith thotë se nuk mund të ketë ndarje, nuk mund të ketë dhunë dhe nuk mund të ketë konflikt të ngrirë.

“Plani i Ahtisarit i ka elementet për Veriun dhe nëse arrijmë marrëveshje për këtë çështje në rajon me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mendoj se kjo do të mund të ndodhë gjatë gjashtë apo nëntë muajve të ardhshëm”.

(d.b/Telegrafi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›