E Diel, 1 Nëntor 2026

1 Tetori, Dita e të Moshuarve.Berisha: Do shtojmë kujdesin

TIRANE-Personat e moshës së tretë pritet që sot të jenë kryefjala e ditës së sotme në mbarë botën. 

Kryeministri Sali Berisha ka vizituar sot Shëpinë e të Moshuarve në Tiranë me rastin e kësaj dite të vecantë ku dhe ka mbajtur një fjalë përshendetëse për pjesmarrësit.
Kreu i qeverisë theksoi se kujdesi ndaj moshës së tretë do të vijojë të rritet dhe se qeveria do të bëjë cmos që kushtet e tyre të përmirësohen.
"Kam ardhur tek ju para 5 vitesh dhe kam bërë një vizitë ku përfaqësuesit tuaj më shtruan problemin se shtëpitë e kujdesit u mbanin atyre 80 përqind të pensionit dhe sot kjo vlerë është përgjysmuar. Në vazhdojmë të tregojmë dashurinë tonë ndaj jush, ne kemi 5 fishuar fondin e ilaceve, nqs 5 vjet më parë subvencionimi i ilaceve ishte 5 miliard, sot është 25 miliard. Këto janë disa hapa të kenë të gjitha kujdeset e merituara në mënyrë që ditën ta keni të këndëshme, javën muajin ta keni sa më të këndshëm dhe të shëndetshëm. Ky kujdes do vijë duke u rritur, duke u shtruar më shumë detyrim ndaj jush për kontributin që e keni dhënë".
Berisha deklaroi se shtëpitë e të moshuarve ose të quajtura ndyrshe azilet, janë zgjidhje që kanë dhe të mirat e tyre. “
Por një gjë dua t’ju them, këtu me njëri-tjetrin jeni më ngrohtë, mos harroni se janë me 100 mijëra familje që fëmijët i kanë në të 4 anët e botës dhe kalojnë jetën pa ta. Por, ju këtu keni njëri-tjetrin, dhe por dita është më e lehtë sesa në një vetmi”.
Më tej kryeministri përgëzoi dhe punonjësit në këtë shtëpi që sipas tij, po bëjnë një punë të palodhur.

Ministria e Punës se Shqiperise organizoi të premten me rastin e afrimit të 1 tetorit, ditës ndërkombëtare të moshës së tretë, konferencën kombëtare "Të Moshuarit-Familja, Shoqëria dhe Institucionet e Kujdesit Social".

Ministri i Punës, Spiro Ksera, tha se "në mbështetje të Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit dhe Integrimit janë hartuar edhe dokumenta të tilla si Strategjia Sektoriale e Mbrojtjes Sociale, Strategjia Ndër-sektoriale e Përfshirjes Sociale si dhe më i rëndësishmi Dokument Politik Ndër-sektorial për Moshën e Tretë dhe Plani i Veprimit 2009-2013, i cili synon ndërtimin e instrumentave që mbështesin të moshuarit të ruajnë dinjitetin dhe pavarësinë e tyre, në familje dhe komunitetet, ku jetojnë".

Ministri Ksera shtoi se përfundimi i procesit të decentralizimit ka mundësuar transferimin e shtatë qendrave të shërbimeve rezidenciale dhe ditore ku marrin shërbime të përkujdesit shoqëror 370 të moshuar, çka ka rritur cilësinë e ofrimit të shërbimeve për këtë kategori si dhe cilësisë së monitorimit dhe inspektimit të shërbimeve të ofruar nga institucionet e Përkujdesit Shoqërore, Publik dhe Jo publik nga Shërbimi Social Shtetëror.

Të moshuarit në të gjithë globin do të festojnë sot Ditën Ndërkombëtare të saj.
1 Tetori, me vendim të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, është shpallur si Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve. Në kuadër të kësaj dite shtete të ndryshme do zbatojnë programe, të cilat synojnë evidentimin dhe trajtimin e problemeve të moshës së tretë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›