Aksidentohet nga një motoçikletë 10-vjeçari
GRAMSH Aksidentohet rëndë nga një motoçikletë një 10-vjeçar me banim në lagjen “Sporti” në Gramsh. I mituri R.Boja ka qenë duke luajtur pranë banesës kur është përplasur nga një motoçikletë pa targa, e drejtuar nga 25-vjeçari Armand Boja. Vogëlushi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Gramshit, por duke parë gjendjen e rënduar të tij, ai është nisur për një shërbim më të specializuar për në spitalin Ushtarak në Tiranë. Drejtuesi i motoçikletës është shoqëruar për në komisariat e do të përballet me akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.