E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet 21-vjecari, grabiste motorra, i shiste në treg

FIER- Policia e Fierit ka ndaluar dje 21- vjecarin e shpallur në kërkim Shkëlzen Celiku, banues në fshatin Ndërmënas, 10 km në perëndim të qytetit të Fierit. Gjykata e Faktit Fier kishte dhënë masën e sigurisë "Arrest me burg” për autorin e vjedhjeve të mjeteve motorrike.

Sipas burimeve policore, mbi Celikun rëndojnë akuzat për një seri vjedhjesh të motocikletave në qytetin e Fierit e më gjerë. ”Madje, "gjuetari” i mjeteve motorrike kishte gjetur edhe tregun për shitjen e tyre. Pasi i vidhte ai i shiste ato në Durrës”, pohojnë burimet policore.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›