E Diel, 1 Nëntor 2026

Perfaqesuesja e endrrave

Percaktimi i statusit perfundimtar te vendit tone eshte me afer se kurre dhe per kete Federata e Futbollit e Kosoves do te perpiqet t'i mbledhe ne nje ekip perfaqesues te gjithe lojtaret kosovare qe luajne ne klubet evropiane. Ne mesin e lojtareve qe luajne jashte vendit jane Valon Behrami, Shefki Kuqi, Lorik Cana, Perparim Hetemaj, Faton Toski e shume te tjere. Ne kete rast, perfaqesuesja e endrrave do te behej realitet. Sipas gazetes "Express" te Kosoves, e cila botoi lajmin, Shefki Kuqi, Valon Behrami, Perparim Hetemaj, Faton Toski e shume futbolliste te tjere jane te lindur ne Kosove. Megjithate, qe te gjithe mbrojne ngjyrat e shteteve te huaja. Keta jane vetem disa nder shume lojtare kosovare qe luajne neper Evrope, te cilet se shpejti mund te bashkohen per te luajtur per nje ekip te vetem perfaqesues, ate te Kosoves. Natyrisht, nese vete deshirojne ta bejne kete. Se paku kete do te perpiqet ta beje edhe Federata e Futbollit e Kosoves, derisa disa nga ta jane ftuar per ndeshje me karakter jo garues per nder te festave te ndryshme. Synimi i drejtuesve te futbollit kosovar do te jete mbledhja ne nje ekip te gjithe shqiptaret nga Kosova qe luajne jashte vendit, te cilet i kane deshmuar cilesite e tyre neper ekipe e kombetare evropiane. Nese do te arrinin ta bejne kete, atehere do te formohej ajo qe do te quhej perfaqesuesja e endrrave. Futbollistet kosovare si Valon Behrami (Lazio), Lorik Cana (Marseille), Shefki Kuqi (Fulham), Perparim Hetemaj (AEK), Faton Toski (Eintracht Frankfurt) tashme kane deshmuar se kane cilesi te luajne edhe ne kampionatet me te forta ne Evrope. Ne kete menyre Kosova do ta kishte nje perfaqesuese te denje te futbollit, e cila se paku nuk do te jete inferiore perballe ekipeve te tjera. Lojtaret si Ardian Gashi (Fredrikstad), Samir Ujkani (Palermo), Shkodran Metaj (Groningen), Mergim Mavraj (Bochum), Besian Idrizaj (Crystal Palace), Astrit Ajdarevic (Liverpool), Mehmet Hetemja e Erfan Zeneli (HJK Helsinki)e shume e shume te tjere do te mund ta perfaqesonin ne nivelin me te larte Kosoven ne nje te ardhme te afert. Ketyre do te mund t'u bashkoheshin ne konkurrence edhe disa futbolliste kryesisht te rinj te Superliges kosovare, qe jane duke u deshmuar viteve te fundit. Nese shtojme ketu edhe futbollistet qe mbrojne ngjyrat e Kombetares shqiptare si Arian Beqaj, Blerim Rrustemi, Debatik Curri, Armend Dallku, Besart Berisha, Bekim Kastrati, te cilet mund te zgjedhin te luajne per Kosoven nese kjo u lejohet nga FIFA, atehere Kosova do ta beje nje perfaqesuese shume te forte. Te gjithe kesaj, kuptohet nese do te realizohej, do te duhej t'i printe nje ekspert i pranuar dhe i deshmuar me rezultate te mira e fjale pak, e kurrsesi nje i papervoje, sidomos me rangun e futbollisteve te lartpermendur. Deri me tani, perfaqesuesja kosovare eshte perbere nga lojtaret vendore apo ata qe luanin ne rajon. Megjithate, zgjidhja e statusit politik te vendit pritet te hape rrugen per ata qe deshirojne te mbrojne ngjyrat e perfaqesueses se Kosoves. Por, a e lejojne rregullat e FIFAs qe nje lojtar, i cili me pare ka mbrojtur ngjyrat e nje kombetareje tjeter, tani te kthehet dhe te luaje per Kosoven? Kjo sigurisht nuk do te jete e lehte te arrihet, por duhet qe drejtuesit e futbollit kosovar sa me pare te punojne e te angazhohen maksimalisht ne kete drejtim ne instancat e larta te futbollit nderkombetar, FIFA dhe UEFA.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›