E Shtunë, 31 Tetor 2026

Figura të larta indiane lënë postet

Ministri i brendshëm i Indisë, Shivraj Patil, ka dhënë dorëheqjen duke thënë se ai ka përgjegjësi morale për sulmet në Bombei ku humbën jetën më shumë se 170 vetë. Këshilltari për Siguri Kombëtare i Indisë, M.K. Narayanan, gjithashtu ka ofruar të largohet. Zv/ministri i brendshëm i Indisë, Shakeel Ahmad, i tha BBC-së se pothuajse të gjithë sulmuesit ishin shtetas pakistanezë dhe ishin trajnuar në një ishull në Pakistan.
Kryeministri, Manmohan Singh, ka bërë thirrje për një takim gjithë partiak për të disktuar masa të reja kundër terrorizmit. Zoti Ahmad tha se kishte patur mungesë koordinimi midis autoriteteve federale dhe qeverisë së shtetit të Maharashtras në parandalimin e sulmeve në Bombei.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›