E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sakashvili mohon zerat per sulm ne Oseti

Presidenti i Republikes se Gjeorgjise Mihal Sakashvili i hodhi poshte zerat sipas te cilave ai kishte kerkuar driten jeshile nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes per te filluar operacionin ushtarak ne Osetine e Jugut. Duke deshmuar perpara nje komisioni parlamentar qe po heton pikerisht konfliktin me Rusine, Presidenti i mohoi akuzat e ngritura se fundi se ai kishte kohe qe po e planifikonte kete sulm. Ai insistoi se ishte Rusia ajo qe beri hapin e pare duke hedhur ne sulm tanket dhe mjetet e tjera te renda ushtarake. Ky komision hetimor u ngrit pasi ish Ambasadori i Gjerogjise ne Moske u shpreh se ishte pikerisht Tblisi ai qe kishte hedhur i pari hapin ne konfliktin e pergjakshem me Rusine.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›