E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraeli do të lirojë 250 të burgosur palestinezë

Jerusalem -Rreth 250 të burgosur palestinezë do të lirohen nga burgjet izraelite, bëri të ditur qeveria, vendim i cili erdhi pas premtimit që kjo qeveri i kishte bërë presidentit palestinez Mahmoud Abbas. Këto lirime do të bëhen me rastin e festës së Bajramit. Kryeministri izraelit, Ehud Olmert gjatë një takimi me presidentin Abbas, më 17 nëntor, konfirmoi lirimin e 250 të burgosurve palestinezë. Rreth 11 000 palestinezë të tjerë mbahen ende të burgosur nga Izraeli.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›