E Shtunë, 31 Tetor 2026

Figurë më se e respektueshme edhe pa dimensionet ekstra

Shqipëria, sot, fatmirësisht është një vend që ka lirinë e fjalës dhe të mendimit. Kjo u pasqyrua për fat të mirë edhe në debatin që organizuat ju të “Shekulli”-t për Skënderbeun. Shumë opinione që kam lexuar në internet për këtë debat, kërkojnë që ata që kanë çmitizuar figurën e Heroit Kombëtar, duhen ndëshkuar. Që të ndëshkohen njerëz për arsye se kanë shprehur një opinion që shumëkujt nuk i pëlqen, nuk më duket në asnjë rrethanë etike.

Por, gjërat duhen ndarë. Nëse tema e diskutimit është, nëse duhen çmitizuar heronjtë dhe simbolet e kombit, kam edhe unë mendimin tim. Nëse autorët në fjalë kanë bërë vetëm kaq (d.m.th., çmitizuar) unë mendoj se kanë hak, pasi nga mitet dhe legjendat, kombit apo kombeve, nuk u ka ardhur hajër kurrë.

Për mendimin tim, Gjergj Kastrioti është një figurë më se e respektueshme, edhe pa dimensionet ekstra që mund t’i jenë shtuar nga dëshira e mirë e nacionalistëve tanë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›