E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA rrit presionin mbi piratët somalez

SHBA kërkojnë leje nga OKB që të ndjekin piratët somalez edhe në tokë. Ato janë duke bërë fushatë në Kombet e Bashkuara për masa të reja për të luftuar piraterinë, gjithnjë në rritje, afër bregdetit të Somalisë ku ka patur më shumë se 100 sulme vetëm gjatë këtij viti.

Uashingtoni është duke e qarkulluar një projekt-rezolutë në OKB në të cilën kërkon që vendet të lejohen të hyjnë edhe në territorin tokësor të Somalisë për të ndjekur piratët.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së kaloi një rezolute në qershor e cila lejonte vendet që të hyjnë në ujërat somaleze me miratimin e qeverisë së atjeshme tranzicionale dhe të perdorin forcën për të kapur piratët.

Nuk është e qartë se sa mbështetje do të gëzoj propozimi amerikan sepse Rusia dhe Kina zakonisht janë të kujdesshme sa i përket ndërhyrjes në vende të tjera.

Sekretarja amerikane shtetit, Kondoliza Rajs do te jetë në OKB të martën e ardhshme për një takim rreth piraterisë dhe SHBA shpresojnë se edhe rezoluta do të miratohet atë ditë. (BBC)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›