"Fiks Fare": Abetare për shqiptarët e Arco-s
Rreth 500 shqiptarë që jetojnë në Arco, provincë e Trentos në Itali kërkojnë që fëmijët e tyre të mësojnë gjuhën shqipe. Që nga tetori i vitit të kaluar në këtë provincë është hapur një shkollë shqipe. Shkolla është hapur nga shoqata "Shqiponja shqiptare". Vetë emigrantët me forcat e tyre kanë hapur këtë kurs të gjuhës shqipe. Mësimi zhvillohet çdo të shtunë në një nga klasat e shkollës së provincës, ambiente të cilat u janë dhënë falas shqiptarëve për të mësuar shqip. Fatbardha Tallabaçi është mësuesja që pas nëntë vjetësh emigrim në Itali ka rifilluar të japë mësim në gjuhën shqipe, por kësaj radhe për fëmijët e emigrantëve shqiptarë. Nga përvoja që ka, ka arritur të hartojë një program mësimor për këta fëmijë. Tekste nuk kishin. Printonte çfarë të mundte nga interneti për t‘u mësuar shqipen fëmijëve të shqiptarëve që jetojnë në Arco. Gjithçka është e organizuar mirë mbi punën vullnetare të shoqatës "Shqiponja shqiptare". Mësuesja nuk paguhet, ajo punon në mënyrë vullnetare. I ka kërkuar vetë me anë të e-mail-it Ministrisë së Arsimit në Shqipëri ndihmë për të gjetur një program mësimor. Por askush nuk i është përgjigjur.
Pasi panë ndihmën që emisioni "Fiks Fare" u dha fëmijëve të emigrantëve shqiptarë në Kallabaka të Greqisë, vendosën që të trokisnin në derën e "Fiks Fare". Kërkonin vetëm mjete mësimore që fëmijët e tyre të mësojnë shqipen, pra Abetare dhe fletore pune. Shtëpia botuese "Shkronjë pas shkronje" dhe kompania "Digitalb" dhuruan tekstet shkollore, si dhe disa paketa "Të luajmë shkollash". Në ceremoninë e zhvilluar në shkollën ku fëmijët e emigrantëve shqiptarë mësojnë gjuhën shqipe morën pjesë edhe përfaqësues të pushtetit vendor të Arcos. "Si një nga provincat e pavarura të Trentos jemi shumë të lumtur për këtë iniciativë. Një shkollë që hapet për të mbajtur kontaktet me rrënjët e saj është shumë e rëndësishme. Nga ana jonë është shumë e rëndësishme t‘u afrohemi kulturave të ndryshme dhe të zbusim ndryshimet mes tyre si një dhuratë dhe jo si një pengesë, pra ndryshimi, është një tjetër kulturë, një tjetër identitet, kthehet pikërisht në forcën e shoqërisë sonë", tha zonja Iia del Trami, këshilltarja për solidaritetin dhe bashkëjetesën e provincës së pavarur të Trentos. Dy vjet më parë, anëtarë të kësaj shoqate shqiptarësh kanë takuar ish-ministrin e Arsimit, zotin Genc Pollo, të cilit i shprehën nevojën e tyre për të hapur një kurs të gjuhës shqipe. Por që nga ajo ditë e deri më sot askush nga Ministria e Arsimit nuk i ka kontaktuar.