Fikserald premton mbeshtetje ushtarake
Komandanti i krahut jugor te NATO-s admirali Mark Fikserald deklaroi se pavaresisht zvogelimit te pritshem te numrit te paqeruajtesve ne Kosove, mbeshtetja e Aleances per vendin mbetet e palekundur. Admirali Fikserald po qendron ne Prishtine per ti njoftuar udheheqesit kosovare dhe qytetaret se zvogelimi i trupave te Aleanecs nuk do te kete ndikim ne sigurine e pergjithshme. Ai tha se permiresimi i situates se sigurise i ka mundesuar Aleances qe nga fillimi I vitit te ardhshem te zvogeloje pranine e saj. Nga 14 mije paqeruajtes sa ka aktualisht ne Kosove, NATO duke filluar nga janari i vitit te ardhshem do te mbaje 10 mije, me synimin qe te zvogeloje kete numer ne 2500 brenda dy viteve . Admirali Amerikan theksoi se zvogelimi i numrit te ushtareve te NATO-s ne Kosove do te behet paralelisht me ngritjen e Forces se Sigurise , e cila po themelohet nen mbikqyrjen e NATOs. Duke perfunduar se NATO sipas tij beson se siguria ne Kosove mund te garantohet forca policore e Kosoves.