Dell: Kosova të jetë faktor stabiliteti në rajon
Beograd - I emëruari i presidentit Barak Obama për në postin e ambasadorit amerikan në Kosovë tha se vizita e shpejtë e nënpresidentit Xhozef Bajden në Prishtinë ishte sinjal i qartë për angazhimin e fuqishëm të administratës amerikane për suksesin e shtetit të ri.
Në seancën e zhvilluar në senatin amerikan për konfirmimin e tij në postin e ambasadorit amerikanë në Prishtinë, Kristofer Dell tha se do të punojë për përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve të Kosovës, pavarësisht përkatësive etnike dhe se ripajtimi mes dy komuniteteve do të jetë përparësia e tij kryesore. Në seancën e zhvilluar në komisionin e Senatit amerikan për marrëdhëniet me jashtë, Kristofer Dell tha se ndjehej i privilegjuar që i besohej detyra e përfaqësimit të presidentit Obama dhe sekretares së Shtetit Hillari Klinton në Kosovë ku ai ka shërbyer në vitin 2000 dhe 2001 si shefi i dytë i misionit të zyrës amerikane.
"Shërbeva në Kosovë në një kohë kritike, menjëherë pas ngjarjeve tragjike të 1990ës dhe pas ndërhyrjes ushtarake të NATO s për të ndalur operacionet e spastrimit etnik të Sllobodan Milosheviçit. Ishte një periudhë sfiduese por e mbushur me shpresa dhe optimizëm. Në se konfirmohem, për mua do të jetë një nder i madh të kthehem tetë vjet më pas në një Kosovë të pavarur dhe të më jepet shansi për të kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të shtetit më të ri të Evropës".
Dell tha se vizita e shpejtë e nënpresidentit Bajden në Prishtinë tregon angazhimin e administratës Obama për Kosovën. "Vizita e shpejtë e nënpresidentit Bajden në Prishtinë ishte sinjal i qartë i angazhimit të fuqishëm të administratës Obama për suksesin e Kosovës së pavarur që mbetet një element i rëndësishëm në politikën tonë për një të ardhmeje të qëndrueshme për shtetet e Ballkanit Perëndimor, të integruara plotësisht në institucionet euro atlantike".
Ai shtoi se synon të punojë për ta kthyer Kosovën në një faktor sigurie në rajon dhe në një ekonomi të aftë për të konkuruar në shekullin e 21 të, duke lënë pas korrupsionin dhe krimin e rrënjosur në shekullin e kaluar. "Në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe partnerët evropianë dhe vetë qeverinë e Kosovës", tha Dell, "do të vazhdojmë të mbështesim privatizimin në sektorët e energjisë dhe minierave".
Ambasadori i kushtoi një vëmendje të veçantë përmirësimit të kushteve të pakicës serbe në Kosovë. "Dua të theksojë se politika jonë synon përmirësimin e jetëve të të gjithë qytetarëve të Kosovës, pavarësisht përkatësisë etnike apo fesë. Kam qënë i angazhuar për të mbështetur komunitetin serb dhe për të nxitur ripajtimin ndëretnik gjatë misionit tim të parë në Kosovë dhe nëse konfirmohem ky do të jetë një nga prioritetet e mia kryesore. Në të njëjtën kohë duhet të jemi të qartë që suksesi i këtyre përpjekjeve do të varet shumë nga Serbia dhe vetë komuniteti serb në Kosovë". (VOA)