E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rebelët vrasin 24 policë në Algjeri

Algjer - Njëzet e katër policë paraushtarakë algjerianë u vranë dje nga rebelët gjatë një prite kundër autokolonës së tyre. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta lokale “Echorouk”, e cila thotë se “sulmi ndodhi mes zonave të banuara El Meher dhe El Mansourah, rreth 180 kilometra në lindje të Algjerit".

Gazeta citon burime lokale të sigurisë si dhe dëshmitarë të rastit, ndërkohë që autoritetet zyrtare nuk e kanë konfirmuar ende këtë ngjarje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›