Ivnoviç: Serbët nuk do të marrin pjesë në votime
Beograd -Kryetar i Këshillit Kombëtar Serb për veriun e Kosovës Millan Ivnoviç i ka thënë agjencisë AFP-së se serbët nuk do të dalin në zgjedhjet lokale të nëntorit pasi, sipas tij, ata nuk e njohin shtetin ilegal të Kosovës. Ai shtoi se apeli i presidenti Sejdiu nuk do të pranohet nga serbët, sepse me pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale, serbët do të legjitimonin institucionet e Kosovës.