E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fiksimi i ndeshjeve te futbollit, nente te arrestuar ne Itali

Nente persona jane arrestuar, nen akuzen e shitjeve te ndeshjeve te futbollit ne Itali. Personat jane shoqeruar menjehere ne polici, pas hetimit dhe provave qe rendojne mbi ta per skandalin qe ka shperthyer ne disa vende te Evropes, se shume prej ndeshjeve te futbollit shiten nga drejtuesit e klubeve. Mes te arrestuarve te fundit eshte edhe presidenti i ekipit i Potences, qe ndodhet ne kategorine e trete ne Itali, Xhuzepe Postelione dhe drejtori sportiv i ProVestese, Luka Evangjelista. Ndaj tyre eshte ngritur akuza se jane perfshire ne krim te organizuar, duke shitur nje numer te caktuar, te ndeshjeve te futbollit gjate edicioneve te fundit nga viti 2007 deri ne vitin 2009. Nje ndeshje qe eshte ende ne hetim ne Seria B, mes Ravenes dhe Leces qe eshte zhvilluar ne 26 prill te vitit 2008 eshte fituar 3-1 nga miqte dhe Postelione ka fituar, pasi ka luajtur ne nje pike bastesh rreth 86.000 mije euro, gje qe ka krijuar dyshimet e para. Sipas hetimeve te para, ndeshja eshte fiksuar dhe kjo ka sjelle perfitime te paligjshme per nje sere personash, te cilet kane luajtur ne baste. Ne vitin 2006, skandali me emrin "Calciopoli" perfshiu eliten e futbollit ne Itali dhe pas hetimeve Juventusi eshte denuar, duke zbritur ne Seria B. Skandali beri buje ne te gjithe boten dhe ishte nder me te rendet e viteve te fundit. Milani, Lacio, Fiorentina dhe Rexhina jane ndeshkuar me pare, per rolin e tyre, ne fiksimin e ndeshjeve, teksa jane marre masa penale edhe per drejtues te vecante, sic eshte Luciano Moxhi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›