E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fiksimi për “Guinness”, noton 2 km i mbështjellë me material plastik

MAQEDONI - Një shtetas bullgar 59 vjeç notoi dje, i mbështjellë me material plastik mbi dy kilometra në liqenin e Ohrit, në jug të Maqedonisë me shpresë që emri i tij të figuronte në Librin e Rekordeve Guinness. 

Jane Petkov notoi përgjatë brigjeve të qytetit të Ohrit krejtësisht i mbështjellë me material plastik me krahë dhe këmbë të lidhura pas trupit. 

"Me not shpine, ai kaloi distancën prej 2 388 metrash, që zgjati rreth dy orë e 55 minuta, me një shpejtësi mesatare prej 0,7 kilometra në orë", deklaroi njëri prej organizatorëve, Sasho Tockov. 

Petkov, i cili banon në Sandanski, qytet në jugperëndim të Bullgarisë, fqinj me Maqedoninë shpreson të hyjë në Librin e Rekordeve Guinness. 

Përfaqësuesit e Librit Guinness nuk ishin të pranishëm, por organizatorët theksuan se i respektuan të gjitha kushtet. 

(m.s/ATSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›