E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fileto, i mirë për shtatzëninë? Kujdes prej miteve të pavërteta

Milano - Më mirë roast-beef se sa fileto, sepse përmban më shumë hekur. Duhet pasur kujdes me ushqimin mbi të gjitha dy muajt e parë të shtatzënisë, por pastaj një ushqim normal është shumë mirë për të ndihmuar e rritur fëmijën e ardhshëm. Duhet pasur kujdes edhe nga e kundërta, anoreksia është një problem që mund të vazhdojë edhe gjatë shtatzanisë dhe është e nevojshme që ti sigurohet dhe nënës edhe fëmijës së ardhshëm ajo çka kanë nevojë. Alarmin mbi mitet e pavërtetë të ushqimit gjatë shtatzanisë e jep Marcello Giovanni pediatër në Universitetin e Milanos.

Nisja herët e parandalimit. Për të luftuar përparimin e mbipeshës, duhet nisur me parandalimin që përpara se fëmija të ngjizet dhe të vazhdohet nëpërmjet kontrolleve në vitet që pasojnë.

Fëmija duhet monitoruar. Fëmija duhet mbajtur nën kontroll sidomos midis 2 dhe 5 vjeç sepse në këtë moshë mund të përqendrohen disa rritje të peshës.
Për të tjerat është njësoj si te të rriturit. Në fakt për të kontrolluar mbipeshën thjesht duhet matur perimetri adominal, matje e bërë thjesht me një metër.

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›