Mitrovicë, shpërthim në zonën e banuar nga shqiptarët
MITROVICE - Forcat e KFOR-it në Kosovë kanë larguar në orët e vona të natës një barrikadë të vogël në Rudarë, ndonëse janë përballur me rezistencën e serbëve të veriut, të cilët sipas mediave në Prishtinë kanë nisur të gjuajnë me gurë ndaj paqeruajtësve.
Raportohet edhe për përdorim të gazit lotsjellës nga ana e ushtarëve hungarezë. Ndërkohë një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur rreth orës 01:30 në zonën e quajtur “Tre Rokaqiejtë” e cila banohet nga shqiptarët, por nuk raportohet për të plagosur.
Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar disa makina.
(er.nu/BalkanWeb)