Kerkime per trajtimin e diabetit

Federata Nderkombetare e Diabetit thote se numri i njerezve qe jetojne me diabet ne te gjithe boten ka te ngjare te rritet nga 366 milione ne 552 milione deri ne vitin 2030 nese nuk ndermerren masa urgjente. Javen e kaluar ne Diten Boterore te Diabetit Organizata Boterore e Shendetesise e perqendroi vemendjen ne Indi dhe vendet e tjera ne zhvillim ku diabeti eshte me i perhapur.
Shume monumente publike ne Nju Delhi u ndricuan me drita blu te henen e javes se kaluar per te shenuar Diten Boterore te Diabetit. India ka numrin me te madh te diabetikeve ne bote - me shume se 50 milione njerez - dhe ky numer pritet te rritet per 61 milione gjate dy dekadave te ardhshme. Anup Aishra eshte kryetar i Qendres Fortis per Diabetin ne Indi.
Ne duam te perhapim mesazhin se duhet kini kujdes nga diabeti.
Federata Nderkombetare e Dibaetit parashikon qe te pakten 1 ne 10 persona ne bote mund te kene diabet deri ne vitin 2030. Kjo semundje shkaktohet kryesisht nga dieta e varfer pesha e tepert trupore dhe pasiviteti fizik. Diabeti jo vetem qe ul cilesine e jetes por eshte gjithashtu nje faktor rreziku per semundje te zemres goditje ne tru dhe humbje te kujteses apo demencia.
Nje ekip studiuesish ne Shtetet e Bashkuara njoftoi kohet e fundit se eshte ne gjendje per te kuruar diabetin e tipit 2 tek minjte. Ne nje studim te kryer ne Universitetin e Uashingtonit ne St Louis Misuri shkencetaret trajtuan minjte me nje substance natyrale me akronimin kimike NMN.
NMN ka efekte te dukshme tek minjte me diabet te tipit 2.
Profesor Shin-Ichiro Imai shpjegon se rezultatet ne minj jane premtuese edhe tek njerezit per shkak te ngjashmerise se procesit metabolik.
Ne i ushqyem minjte me nje diete yndyrnash te larta dhe ata u preken nga diabeti i tipit 2. Dhe ky eshte modeli qe ne perdorem per te shqyrtuar efektet e substances NMN qe dha rezultate te mira
Studimi tregon se plakja dhe dieta me yndyre te larte pakeson prodhimin e substances kimike NMN ne trup duke krijuar crregullime metabolizmi dhe si rrjedhim mbipeshe dhe diabet.
Shkencetaret jane duke bashkepunuar me nje kompani japoneze per te percaktuar shkallen e nevojeshme te substances NMN qe mund te perdoren ne provat me njeriun.
Kjo ndoshta do te marre disa vjet por ne jemi duke planifikuar per prova klinike me njerez.
Shpresa eshte qe nje dite do te jete e mundur qe njerezit te marrin substancen NMN si vitamine te perditshme per te trajtuar apo edhe per te parandaluar diabetin e tipit 2.