E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filip Riker Ndarja e Kosoves nuk eshte opcion

Zevendesndihmessekretari amerikan i shtetit per Evropen dhe Euroazine Filip Riker i beri thirrje Kosoves dhe Serbise qe te kthehen ne tavolinen e bisedimeve me qellim qe te arrijne marreveshje per permiresimin e jetes se qytetareve. Ai perjashtoi cdo mundesi te ndarjes se Kosoves apo te nje autonomie te vecante per veriun e Kosoves. Filip Riker gjate vizites ne Kosove zhvilloi biseda me kryeministrin e Kosoves Hashim Thaci dhe kabinetin e tij dhe i vetem mbajti nje konference te shkurter per media.

SHBA pershendet bashkepunimin KFOR - qeveri kosovare

Riker Ndarja nuk eshte opcion kjo eshte shume e qarte per politiken amerikane. Edhe koleget tane perfshire edhe ministrin e Jashtem gjerman e kane bere te qarte kete. Ne e mirepresim mirekuptimin ndermjet KFOR-it dhe qeverise se Kosoves per te mbajtur nen kontroll gjendjen ne veri te Kosoves. Kosova ka te drejte sepse eshte nje vend sovran dhe i pavarur per te shtrire autoritetin ne te gjithe vendin dhe kjo ka te beje vetem me rendin dhe ligjin.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Trupa te NATO-s mbeshtesin KFOR-in per qetesimin e gjendjes ne veri

Zevendes-ndihmes-sekretari amerikan i shtetit per Evropen dhe Euroazine Filip Riker perjashtoi mundesine qe te kete bisedime per veriun ne kuptimin qe ky rajon te kete nje autonomi te vecante. Ai tha se per kete pjese fokusi duhet te jete vetem vendosja e rendit dhe ligjit.

Te vazhdoje dialogu Serbi-Kosove

Riker Duhet te fokusohemi ne shtrirjen e rendit dhe ligjit ne te gjithe territorin e Kosoves. Duhet te vazhdohet me planin e Marti Ahtisarit dhe te ndermerren hapat e nevojshem me kete plan. Sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosoves eshte i qarte dhe duhet te leme anash temat per pjese te territorit. Ne shohim tek vendet e tjera ne rajon qe kufijte jane vendosur dhe kufijte nuk duhet te ndryshojne.

Zevendesndihmessekretari amerikan i shtetit per Evropen dhe Euroazine Filip Riker tha se Kosova dhe Serbia duhet te vazhdoje me dialogun e filluar me ndermjetesimin e Bashkimit Evropian ne fillim te shtatorit duke ftuar palet qe te fokusohen ne permiresimin e jetes se qytetareve per te gjitha komunitetet.

Autor Bekim Shehu

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›