Pjerin Ndreu: Politika është si rakia, gotën e parë e mban, e fundit të deh
Nga pamja duket natyrë e egër që s'i qesh fytyra. Mbase ësh të një mburojë që ia ka dhënë puna e tij shumëvjeçare si drejtues policie në gjithë Shqipërinë. Aq më tepër shfaqet vrazhdësia në tipare kur flet për moszbatimin e ligjit nga shtetarët, e siç thotë ai, nëse do të rikthehej edhe një herë në polici, ligjin do e zbatonte në fillim për ata që kanë imunitet, ashtu siç pati bërë dikur në Tiranë. Pjerin Ndreu, prej disa vitesh drejton PS-në në rreth, ndërsa përfshirjen e tij në politikë e konsideron fare aksidentale, ashtu si dikur në shkollën e policisë. Në një intervistë për "Gazetën Shqiptare", ish-kryepolici rrëfen momentet më të vështira në jetën e tij, frikërat dhe marrëdhëniet me familjen...
Ruani ende dialektin tuaj verior, edhe pse shumë i ri keni ardhur për të studiuar në Tiranë, si i kujtoni vitet e fëmijërisë, vështirësitë, gëzimet, prapësitë?
Dialektin e kam ruajtur. Më duket vetja fals nëse dal jashtë stilit të të folurit me të cilin jam rritur. Dikush më ka bërë vërejtje, por nuk e kuptoj pse dialekti verior dikujt i vret veshët?!!! Nuk kam ndërmend ta ndërroj. Ndjehem komod me të. Jam i madhi i tre vëllezërve të familjes. Motër, fatkeqësisht nuk kam. Kam lindur më 12.12 1966, në fshatin Qafë Mali në Pukë. Nga mosha 2-vjeçare e deri sa kam mbaruar të lartën kam jetuar në Kukës. Jam rritur si gjithë të tjerët e asaj kohe. Nuk kemi qenë të varfër, por as të pasur jo. Kam qenë djalë i mbarë, shquhesha për sjellje të mirë, mësoja shumë. Matematikën gjithmonë 10, lënda ime e preferuar. Nuk më kanë pëlqyer horrllëqet asnjëherë...Që atëherë e dija siç duket se do bëhesha polic dhe isha serioz (qesh). Mbaj mend se jam gëzuar shumë kur ka lindur vëllai i vogël Alberti, isha 12 vjeç dhe e kam rritur vetë. E kam ndërruar, larë, sepse prindërit ishin në punë. Pastaj kur u nisa për në shkollën e Ministrisë së Brendshme, u gëzova shumë se isha dy vjet me vonesë. Kisha punuar dhe doja të shkëputesha një orë e më parë.
Në familjen tuaj prindërit ishin tradicionalë, me tipare të forta të rregullit familjar apo tolerant?
Kam pasur shansin që të kem prindër të devotshëm, që mundoheshin të bënin shumë për fëmijët. Im atë ishte i rreptë, por i drejtë. Nëna lodhej shumë, në punë, pastaj në shtëpi, ishim katër meshkuj. Disa herë mbaj mend se e kam pastruar unë bashkë me vëllain pas meje, Paulinin, shtëpinë, e kemi larë dyshemenë, kemi bërë pazarin etj. Në familje kishim rregull. Normale që ishim familje tradicionale. Respektonim gjithçka që quhej rregull i shkruar apo moral në atë kohë. Babai nuk toleronte nëse bëje gabime. Ndikonte shumë te fëmijët fjala e tij. Në fakt, deri kur vdiq në 2005-ën, megjithëse isha i martuar e me tre fëmijë, megjithëse kisha bërë një karrierë të fortë, prapë para tij më dukej veja krejt i vogël, i pafuqishëm. E kundërshtoja shpesh, por prapë bëhej si thoshte ai.
Cila ishte ëndrra e fëmijërisë e parealizuar kurrë?
Ngaqë shkëlqeja në matematikë, mësuesi im Riza Tota në Kukës, një ditë më tha "do punojmë bashkë, do shkosh për matematikë". Pse ta fsheh, e kisha ëndërr. Por që nuk u bë. Babai donte domosdo që të bëhesha oficer ushtrie. E kam kundërshtuar prerë. Kishim debat të nxehtë atë kohë për këtë. Nuk pranova kurrsesi. Për gjithçka më shkonte në mendje, por polic, kurrë. "Never say never", thonë anglezët. Bëra shkollë për polic më në fund...(qesh)
Keni mbaruar Akademinë e Rendit, si e përballuat jetesën në Tiranë?
Kam studiuar në 1988-1992 në shkollën e lartë të Ministrisë së Brendshme të asaj kohe, dega polici. Jetesa ishte e përballueshme se çdo gjë paguhej nga shteti. Ishte shkollë me kërkesa, me rregull të fortë. Për mua nuk ka qenë problem. Gjithmonë më ka pëlqyer rregulli. Ia kam dalë për mrekulli. Isha ndër studentët e mirë. Serioz. Ndoshta në fillim, përplasja e kulturave mes studentëve u bë shkak për acarime, keqkuptime, debate. Kjo ishte më e vështira. Por shumë shpejt gjërat erdhën në rrjedhën e vet. U lidhëm në shoqëri të ngushtë me njëri-tjetrin, pa dallime krahinore. Akoma e ruajmë atë lidhje pavarësisht se puna, largësia, mungesa e kontaktit ka bërë të veten. Gjithsesi, i kujtoj me nostalgji shumë momente të asaj kohe.
Ku ju gjetën ndryshimet e sistemit dhe çfarë kujtimesh ruani?
Isha student. Unë mbarova në vitin 1992, pikërisht tre muaj pasi kishte ardhur në pushtet PD-ja. I kishim përjetuar të gjitha ngjarjet si studentë. Bile kishim marrë pjesë dhe në shërbime mbështetëse që në '90-ën kur nisën lëvizjet e para. Ishte kohë e vështirë. Shumë nga ne nuk u orientuan me situatat. Një nga ata isha dhe unë. Isha idealist. Mendoja me bindje se sistemi nuk duhet të ndryshonte. Interesante ishte që të gjithë djemtë e kastës në fuqi të asaj kohe apo nipat që ishin në shkollë, e dinin se ç'po ndodhte dhe nuk iu bëhej vonë. E kuptova dhe fillova ta urrej dhe unë (ndonëse pak me vonesë) regjimin e asaj kohe, kur një ditë mbiu në shkollë Zylyftar Ramizi, në atë kohë zv/ministër i Brendshëm. Nuk kam për ta harruar kurrë brutalitetin e tij në komunikimin me studentët, a thua se ne e kishim fajin për atë që ndodhte...Por jo vetëm unë, por shumëkush atë ditë filloi të mendojë ndryshe. Mbaj mend ditën kur u rrëzua busti ishim gjithë shkolla me shërbim. Ne ishim te rrugica ngjitur me postën e rrugës së Elbasanit. U dha urdhër që asnjë reagim të mos ketë. Ne rrinim kot. Pas dy ditësh u bë një mbledhje e jashtëzakonshme me të gjithë pedagogët dhe studentët. Shumë bënë thirrje për luftë. Më pas i pashë duke gëzuar postet e marra nga PD-ja dhe duke akuzuar të tjerët për komunistë...për të qarë, por dhe për të qeshur.
Cila ka qenë puna juaj e parë, si e pritët?
Në korrik të 1992-it më emëruan në dispozicion të komisariatit të policisë Lezhë. Ishte kërkesë e imja. I vetmi student që u emërua atë vit në rreth tjetër në 200 studentë isha unë. Fillova inspektor i krimeve dhe mbuloja qytetin. Jam gëzuar shumë. Kam gjetur atje një ekip model. Njerëz të zotë. Një shef krimesh i quajtur Pëllumb Meta dhe një shef komisariati i quajtur Rrok Meçaj, për të cilët kam respekt maksimal dhe iu jam borxhlinj. Ndoshta karriera ime mori rrugën e mbarë falë mbështetjes pa rezerva të tyre. Isha i ri, kisha pasion, nxitohesha shpesh. Por më kanë ndenjur afër e inkurajuar. Falë këtij pasioni, për 6 muaj mora një gradë shpërblim nga ministri i asaj kohe, Bashkim Kopliku dhe pas një viti e dy muaj, emërohem shef i policisë kriminale Shkodër. Një ngjitje që erdhi shumë shpejt, falë punës në ekip që bënim në Lezhë.
Keni qenë drejtues policie në disa qytete të vendit, cili prej tyre ka qenë më i vështirë për t'u menaxhuar?
Padyshim Shkodra e 1998-ës dhe Gjirokastra e 1999-ës. Në Shkodër u emërova drejtor policie vetëm 10 ditë pasi ishte djegur drejtoria e policisë. Nuk ekzistonte asgjë. Rrinim te zyrat e FNSH-së Shkodër si qiraxhinj. Efektivi i shpartalluar, niveli i kriminalitetit i frikshëm. Kemi bërë një punë me shumë rrezik, por me pasion. Kemi kthyer në normalitet situatën në një hark kohor prej 3 muajsh. Ishin ditë të vështira. Si zakonisht, dikujt nuk i pëlqeu suksesi në Ministrinë e Rendit. Pastaj, më qershor 1999 emërohem në Gjirokastër, drejtor i Policisë së Qarkut. 3 njerëz ishin pengje në atë kohë. Një vajzë e vogël 5 vjeçe nga Kakavija, një tregtar grek nafte që mbahej në malet e Fushë-Bardhës dhe një tregtar në Tepelenë, të cilit nuk iu gjend as kufoma. Disa të inkriminuar nga Lazarati, Tepelena dhe Gjirokastra bënin si të donin në rrugët e qyteteve duke terrorizuar njerëzit. Situatë e rrezikshme, por që e kaluam me sukses. Dhe e dini cili është çelësi i suksesit? Mos prano të komunikosh as direkt e as indirekt me personat e kontingjentë të krimit! Mjafton kaq që t'u futësh tmerrin dhe të fitosh besimin e efektivit të policisë dhe opinionit publik. Çdo drejtues policie që e realizon këtë, e ka të sigurt suksesin.
Mbaheni mend si njeriu që shkoi në fiton aty është e pakrahasueshme me çdo rreth tjetër. Pastaj, stafi me të cilin punoja ishte një tjetër aset që unë e kisha mbështetje. Pak rebel si natyrë, sidomos kur deklaruat në media që administrata e shtetit është e para që thyen rregullat. I keni marrë parasysh pasojat e rebelizmit tuaj?
Jam rebeluar sa herë është bërë padrejtësi. Dhe kam pasur të drejtë. Administrata e shtetit është shkelësja më e madhe e ligjeve. Ne ndëshkojmë qytetarët e mesëm e të varfër që nuk kanë suporte politike e financiare. Kjo është padrejtë. Policia në atë kohë ka gjobitur, deputetë, prokurorë, gjyqtarë, policë, drejtor drejtorish etj., për shkelje të trafikut. Shikoni dhe sot se si i parkojnë makinat te Kryesia e Kuvendit apo para sallës së parlamentit deputetët tanë. Është turp për ta, por dhe për ne që e lejojmë sot e kësaj dite. Unë tentova të thyej këtë tabu. Nuk i lirova policët nga puna, megjithëse më dhanë urdhër nga lart kur u ndaluan të pirë këshilltarët e kryeministrit. Kur një eksponent i krimit që rrinte në shoqërinë e një ministri kishte arritur të pezullonte një polic (të cilin e ktheva menjëherë në punë), ua ngrita makinat me karroatrec deputetëve, ua hoqa targat false makinave të oficerëve të policisë në parkingun e Ministrisë së Brendshme, ndalova autobusin me drogë në Vorë, pavarësisht nga emrat që implikoheshin, nuk zbatova urdhrin e zv/ ministrit famëkeq Igli Toska për të bërë vlerësim pune negative sipas tekave të tij për oficerët më të mirë të policisë etj. Natyrisht, për shkak të kësaj sjelljeje të pazakonte filluan dhe reagimet negative. Të tentosh të kërkosh zbatimin korrekt të ligjit te ne është handikap. Dhe më të habiturit janë deputetët që i bëjnë vetë ligjet. Kam qenë i pari funksionar policie në detyrë që publikisht kam atakuar politikën e asaj kohe për pengim të zbatimit të ligjit. Askush deri më sot nuk e ka bërë. Policët flenë nën hijen e politikanëve dhe nuk flasin. Janë të pakënaqur, por rrinë urtë sepse gjenden në rrugë të papunë.
Në vitin 2002 sërish ju gjejmë në aksionin anti-skaf, çfarë rrezikuat?
Përveç sa thashë më sipër, operacioni anti-skaf ishte fillimi i fundit të një elite policore, e cila mbante mbi supet e veta gjithë punën e pashembullt për rivendosjen e rendit e të qetësisë publike që nga viti i mbrapshtë 1997. Ishte hera e parë që realizohej një operacion i atij lloji vetëm me kapacitetet tona policore. Askush nga partnerët tanë europianë nuk besonte se do ishim në gjendje. Komandanti i distriktit italian në Sazan më ka ironizuar hapur, kur në kafe e sipër më tha që ju nuk e bëni dot. I thashë se do e bëjmë, pavarësisht se atë skafin e shpejtë që keni, ju nuk na e jepni. Dhe ne e bëmë. Gjithë qeveria ishte në delir. Gjithë bota e mori vesh. Drejtori i policisë kufitare gjermane në atë kohë, muaj më parë se të niste operacioni më kishte thënë: "Pjerin, nëse vritet dikush në Tiranë, unë nuk e marr vesh, por nëse një skaf me njerëz apo me drogë kalon nga Shqipëria në Itali, gjithë bota e merr vesh. Përveç suksesit që u përvetësua nga politika e cila i vuri vetes nofkën, qeveria antitrafik, siç thashë filloi fundi i elitës së asaj kohe. Trafikantët do reagonin një ditë kundër atyre që iu hoqën milionat nga duart, dhe bashkë me ta dhe politikanët që i mbështesnin. Dhe dita erdhi. Igli Toska, që për mua ishte i katapultuari i klaneve të krimit në Ministrinë e Brendshme, fillimisht shkarkoi të gjithë drejtuesit e atij operacioni. Unë dhashë dorëheqje e ika me kërkesë i gjendur nën presion; u shkarkua Sokol Bizhga, drejtori i policisë kriminale, Bardhyl Kaçorri, drejtori i Forcave Speciale, Krenar Muço, drejtori i Kufirit, dhe Neritan Nallbati, drejtori i Policisë së Vlorës. Si është e mundur që pikërisht drejtuesve të atij operacioni iu ra radha të parëve...?!!! Nuk besoj se ka nevojë për koment...
Cili ka qenë momenti më i vështirë në punën tuaj?
Në vitin 1997 në Lezhë, brenda komisariatit të policisë është vrarë një polic, Bardhok Marku. Ishte nip i imi. E kam përjetuar shumë keq. E kisha marrë vete nga Puka në Lezhë. Ishte djalë trim, pa fjalë. Një konflikt krejt banal me dy të shoqëruar derivon në përdorim arme. Në pakujdesi njëri i merr armën dhe e gjuan. Vdiq në vend. Edhe sot e ndjej, veten keq kur e kujtoj. Me dukej se e vrava unë.
Po momenti më i realizuar?
Shkodra e 2001-2002, ishte hera e dytë që u emërova drejtor policie atje. Rikuperuam në mënyrë të shpejtë situatën duke vendosur rregull të fortë ligji. Kurrë nuk kam për ta harruar sadisfaksionin që më kanë dhënë ato ditë. Më ndalonin në rrugë, më uronin, më puthnin, nuk di ç'të them. Unë e dua Shkodrën, nuk e di pse jam ndjerë si pjesë e atij qyteti. Kurrë nuk kam fjetur me roje e as ecur me badigard. Nuk ishte e nevojshme, qytetaria e Shkodrës dhe dëshira e paduruar për rend ishte mburoja më e mirë nga rreziqet. Ndjej nostalgji për ato ditë, për atë qytet e për ata njerëz që nuk i harroj kurrë. Që aty u katapultova në detyrën e zv/drejtorit të Përgjithshëm.
Ju keni familje, keni pasur ndonjëherë frikë për ta se mos banda kriminale mund t'i cenonte?
Frikë? Po, kam pasur, nuk e mohoj. Kam pasur për familjen, për fëmijët për vëllezërit, por dhe për veten. Dikujt me punën time i kam shkelur në kallo. Keni marrë realisht kërcënime?
Por kurrë nuk më kanë telefonuar drejtpërsëdrejti, as në shtëpi e as në telefonin tim. Nuk ka ndodhur. Ndoshta ngaqë unë nuk ulesha kurrë me elementë të tillë. Ju thashë më sipër, nëse ulesh me kriminelë apo me lidhjet e tyre, atëherë mund të rrezikosh kur t'i godasësh. Por nëse iu rri larg, ata bëhen koshientë se nuk bëhet shaka.
Një oficer i lartë në politikë, pse kjo zgjidhje?
Krejt aksidentalisht. Siç thashë më sipër, zemër të protestës në Bathore, e cila ishte ndër më të mëdhatë të ndodhura deri më sot dhe menjëherë pas saj u emëruat kryepolic i Tiranës. Në atë kohë ju kishit funksion në polici, por, a ia vlejti ndryshimi? Edhe ajo është një histori më vete. Isha zv/drejtor i Përgjithshëm i Policisë në atë kohë. Nuk kam asistuar në përplasjen e parë. Kam shkuar pasi më telefonoi ministri i asaj kohe, Luan Rama. "Urgjent se kanë vënë policinë para në Bathore", më tha. Jam nisur menjëherë. Situata kishte precipituar në përplasje. Policia kishte përdorur armët në ajër, e gjendur në breshërinë e gurëve të demonstruesve. Disa policë e oficerë policie ishin plagosur. Kam hyrë direkt në mes të turmës. Kam negociuar rreth një orë e gjysmë për të nxjerrë jashtë turmës komisionin e grevës dhe për të vendosur rregullin. Më në fund e realizuam. E kuptova shpejt se demonstrata nuk kishte prapavijë politike, por ishte për kërkesa ekonomike e sociale, gjë që ma lehtësoi punën. Më vjen keq që dikush i quante malokë, kokë palarë etj. Ata janë njerëz si gjithkush, të zgjuar, trima dhe të besës. Në asnjë fjalë nuk kanë lëvizur pas marrëveshjes që bëmë. Atë natë kryeministrit iu mbush mendja që unë duhet të isha drejtori i Policisë Tiranë. Post të cilin e preferoja prej kohësh, për shkak dhe të marrëdhënieve të vështira që kisha me drejtorin e atëhershëm të Policisë së Shtetit, por që kryeministri Nano nuk më preferonte mua. Nuk kisha njohje fare me të. U desh Bathorja që të bindej se isha i duhuri. Mendoj dhe jam i bindur se ia vlejti. Policia e Tiranës është pjesa më e rëndësishme e strukturës policore shqiptare. Përvoja që dikur as nuk e mendoja se do bëhesha polic, por ndodhi. Kur isha polic, as nuk më shkonte kurrë në mend se do hyja në politikë. E urreja politikën. Por ndodhi që rashë vetë pre e politikës. Dhe politika qenka si puna e rakisë, që gota e parë mbahet, e dyta të lezeton, e treta të sjell në humor, e katërta të bën të flasësh shumë, e pesta të turbullon, dhe më vonë përfundon i dehur. Nuk e di, por ende nuk ndjehem politikan megjithëse kam një funksion drejtues. Vërej po ato konjuktura e stërkëmbëza, xhelozira si dikur në polici. Shpesh bëj sikur nuk di, sikur nuk dëgjoj. Por nuk do bëhem palë me imoralët e politikës, kurrë. Por as urë e askujt. Nuk jam në politikë për të vënë kushte e kërkuar privilegje. Kurrë nuk do e kondicionoj veten me të qënit deputet apo të ndonjë posti tjetër. Për mua rëndësi ka të fitojë PS-ja, jo çfarë do jem unë nesër. Prej gojës sime nuk do dëgjohen ndonjëherë kushte. E ndjej se duhet të jap kontribut. Fatkeqësisht, disa janë në parti domosdoshmërisht për t'u bërë deputet. Nëse nuk ndodh, ata janë armiq që të nesërmen. Unë nuk i përkas këtij llumi. Dhe në këto ide kam mirëkuptimin dhe mbështetjen e plotë të kryetarit të PS-së, Edi Rama, të cilin e vlerësoj si njeri komunikues. Gjithë farsa për autoritarizëm të Ramës është imorale. Atë, asnjëherë nuk e kam dëgjuar të vendosë veton, për asgjë.
Po bashkëshortja juaj, si e priti angazhimin në politikë?
Jo mirë. Megjithëse është labe, ajo gjithmonë më thotë, "ti je i prerë për polic, nuk bën për politikën, je shumë i drejtpërdrejtë dhe idealist". Nuk ka qenë asnjëherë dakord me mua në angazhimin politik. Ndoshta ka të drejtë sepse më njeh mirë.
Nëse do të kishit një ofertë, do nisnit sërish punë në polici?
Kurrë nuk kam për të thënë jo për karrierën, e cila më ka rritur dhe më ka dhënë emrin që kam. Çdo funksion në polici më intrigon dhe më bën të mendohem.
Cila do të ishte masa e parë që do merrnit nëse do të riktheheshit?
Kam ëndërr që ta bëj zbatimin e ligjit të detyrueshëm për të gjithë, kushdo qoftë, me çfarëdo statusi social. Do të desha që të ndëshkoheshin për shkelje të ligjit që në semafor njëlloj, si kryeministri e ministrat, ashtu dhe qytetarët e tjerë. Ka ardhur koha tashmë. Dikush duhet t'i dalë për zot zbatimit të ligjit.
Djali juaj i madh është maturant, ndërsa keni dhe dy fëmijë të tjerë, vajzë e djalë. Si i keni marrëdhëniet me ta, jeni po kaq i rreptë sa në detyrë?
Shumë të mira, por kemi dhe debate. Ndoshta diferenca e moshave bën të vetën. Dikur ne nuk i kuptonim gjithmonë prindërit tanë. Tani nuk na kuptojnë gjithmonë fëmijët ne. Ky është proces. Jetojmë, edukohemi në kohë të ndryshme. Nganjëherë jam i ashpër, por dhe toleroj shumë. Ashtu si im atë, jam i ashpër, por dhe i drejtë (shprehje te filmi "Në çdo stinë"...)
Do të donit që njëri nga djemtë tuaj të bëhej shef policie?
Jo, nuk e mendoj. Nuk e di, por nuk do uroja që fëmijët e mi të bënin atë që kam bërë unë. Është e vështirë policia për sa kohë nuk ka pavarësi nga politika. Është e rrezikshme.
(GSH/BalkanWeb)