E Diel, 1 Nëntor 2026

Filipine, 43 të vdekur nga tërmeti, s'ka alarm për cunam

FILIPINE- Një tërmet me magnitudë 6,8 ballë të shkallës Rihter, që goditi sot qendrën e arkipelagut të Filipineve, shkaktoi të paktën 43 të vdekur.

"Viktimat humbën jetën nën rrënojat e shtëpive, të gjithë në ishullin Negros. Lëkundja u shkaktua në një thellësi prej 46 kilometrash, në mesditë, 03:49 GMT. Epiqendra ndodhej nën det, mes ishujve shumë të populluar Negros dhe Cebu, 70 kilometra në veri të qytetit Dumaguete, në ishullin Negros", deklaroi Instituti i amerikan i Gjeofizikës.

Tërmeti i sotëm, ka shkatërruar ndërtesat dhe ka shkaktuar rrëshqitje të dheut, nga e cila janë mbuluar dhjetëra shtëpi, duke i zënë banorët brenda. Ndërkohë autoritetet vendase bëjnë me dije se nuk është lëshuar ndonjë paralajmërim për cunami.

Megjithëse pothuajse katër orë pas tërmetit, është dëgjuar një dridhje tjerër prej 6.2 shkallësh, që ka shqetësuar shpëtimtarët dhe të mbijetuarit.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›